Ja cfare nuk duhet t’i beni nje femije te porsalindur

0 0

Pas lindjes së fëmijës duhet të keni kujdes me disa veprime, kjo pasi ajo që për një të rritur mund të jetë normale, për një bebe nuk është e tillë. E dini se cilat janë konkretisht veprimet që nuk duhet të bëni? Disa prej tyre:
• Të mos lani duart. Asnjëherë mos e prekni beben me duar që më parë nuk janë larë, kjo pasi ato janë plot me mikrobe dhe sistemi imunitar i bebes është jo i maturuar.
• T’i afroheni një të porsalinduri nëse keni kollë apo grip. Madje nëse nuk jeni mirë me shëndet nuk duhet të paraqiteni në shtëpinë e të porsalindurit.
• Të lejoni të qëndrojnë shumë persona pranë tij. Atij kjo gjë nuk i pëlqen dhe mund të fillojë të irritohet.
• Mos e stimuloni tepër. Mos i këndoni shumë, mos e thërrisni vazhdimisht në emër etj. Gjatë muajve të parë të jetës fëmija kërkon pranë vetëm nënën dhe babain dhe nëse ju jeni pranë tij, ai tashmë e ka kuptuar, për këtë arsye mos e stimuloni më tepër nëse nuk doni ta nervozoni.
• Mos e merrni nga krahu i nënës. Ai është një moment magjik për të dy, dhe nëse keni dëshirë ta merrni në krah duhet të pyesni më parë nënën. Dhe nëse nëna e re refuzon duhet ta kuptoni dhe të mos mërziteni.
• Të mos plotesoni nevojat e tij. I porsalinduri ka nevojë të ushqehet kur do ai, ndonjëherë të qëndrojë për shumë kohë në gjoks, të flejë kur do ai e me rradhë, dhe për këtë arsye ju nuk duhet të përpiqeni t’i vendosni orare. Më vonë, me rritjen mund ta bëni këtë.
• Ta lini të qajë. Nëse ai e bën këtë ka një arsye, prandaj përgjigjuni, ka nevojë për ju.
• Të mos i flisni. Fëmija ka nevojë për zërin tuaj, prandaj ju dhe bashkëshorti juaj duhet t’i flisni sa më shumë.
• Të mos e nxirrni për një shetitje. Fëmija ka nevojë të shëtisë për të marrë rreze dielli si edhe për të qënë më i qetë. Kjo do t’ju bëjë edhe ju të ndiheni mirë.
• T’i bërtisni. E përse duhet t’i bërtisni një të porsalinduri? E qara është fjala e tij dhe në vend që të bërtisni, përpiquni të kuptoni se çfarë ka.

Lexo dhe: Sa qumësht duhet t’i japim të porsalindurit? Mos po e ushqej më shumë se ç’duhet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X