Ja cfare ndien nena ne muajin e fundit te shtatzanise

0 0

Keni arritur në muajin e 9 të shtatzanisë? Ja cilat janë disa nga ndryshimet që do të ndieni në trup si edhe çfarë do të ndodhë me fëmijën tuaj. Duhet të dini se shtatzania sipas kalendarit lunar (1 muaj=4 javë pra 28 ditë) do të zgjasë 10 muaj. Duke qënë se nuk dihet data e saktë kur ka ndodhur fekondimi, si dita e parë e shtatzanisë do të konsiderohet dita e parë e ciklit të fundit.
Ato çfarë gruaja ndien gjatë muajit të 9 të shtatzanisë
• Ndien një ndjesi të çuditshme në vaginë gjë e cila shkaktohet nga shtypja e kokës së fëmijës;
• Do të fillojë të ndiejë dhimbje shpine;
• Qafa e mitrës fillon të përgatitet për lindje dhe për këtë arsye do të ndieni kontraksionet Braxton-Hicks si edhe rëndesë apo lodhje.
Ndjesitë e fëmijës gjatë muajit të 9
• Ai ka më pak hapësirë në dispozicion dhe me shumë mundësi nëna do të ndiejë vetëm lëvizjet e duarve dhe këmbëve;
• Fëmija tani është rreth 8 herë më i madh nga sa ishte në muajin e 3 dhe pesha është rritur ndjeshëm. Fëmija ka humbur një pjesë të mirë të pushit por mund të ketë ende një pjesë të vogël në zonën e shpinës, ballit dhe veshëve. Thonjtë tashmë janë rritur dhe duhet të priten pas lindjes në mënyrë që fëmija të mos lëndohet.
• Bebi juaj tani lëviz më pak dhe në vend të një trupi që spostohet plotesisht, do të ndieni gjuajtje dhe presion në zonën pelvike.
• Lëngu amniotik do të rinovohet çdo 3 orë. Zorrët e fëmijës janë plot me mekonium (lëng jeshil i prodhuar nga sekretimi i gjendrave të ushqimit, nga përzierja me pigmentin biliar etj). Ato do të dalin jashtë në formën e feçeve gjatë ditëve të para të jetës.
Si duhet të sillet gruaja?
• Vizitat duhet të bëhen njëherë në javë. Tashmë do të merrni frymë më mirë dhe do të urinoni më shpesh.
• Duhet të ketë gjithçka gati dhe duhet të bëjë përgatitjet e fundit për lindjen.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X