Pergatitja per lindje, shenjat e para dhe procesi

0 1

Shenjat e lindjes dhe proçesi
Të gjitha përgatitjet janë bërë tashmë për ditën e lindjes. Por si rrjedh në të vërtetë lindja?
Fillimi i lindjes, kontraksionet (dhimbjet)
Janë zakonisht shenjat e para që tregojnë se lindja pritet së shpejti. Ju ndieni therrje në shpinë, dhimbje të lehta menstruale ose një forcim të barkut. Kur të afrohet momenti i lindjes ndoshta do të keni pak sekrecione, të cilat mund të përmbajnë sasi të vogël gjaku. Sapo të fillojnë kontraksionet e rregullta dhe me dhimbje duhet ta kontaktoni mjekun tuaj. Kontraksionet e rregullta zakonisht zgjasin 20 deri 60 sekonda dhe përsëriten çdo 5 deri 7 minuta. Në rast se plasin ujërat, pra fillon të dalë lëngu amniotik dhe nga vagina rrjedh gjak, keni dhimbje koke të pazakonta ose dhimbje në pjesën e sipërme të barkut apo e ndieni pak ose nuk e ndieni fare fëmijën, atëherë duhet të shkoni në spital edhe pa filluar kontraksionet e rregullta
Rrjedha e lindjes
Pasi të shtroheni në spital fillimisht bëhet ekzaminimi i rrahjeve të zemrës së fëmijës dhe i kontraksioneve tuaja. Në këtë mënyrë mund të zbulohet në kohë ndonjë situatë e rrezikshme për foshnjën që eventualisht mund të paraqitet gjatë lindjes. Kontraksionet e shpeshta mundësojnë hapjen e qafës së mitrës dhe bebi rrëshqet gjithnjë e më thellë në pelvik. Në këtë fazë shpesh ndodh plasja e ujërave që dalin përmes vagjinës. Nganjëherë qeska amniotike duhet të hapet nga mamia dhe kjo shkakton dhimbje. Kjo e ashtuquajtur “fazë e hapjes së mitrës” te femrat që lindin për herë të parë zgjat tetë deri dymbëdhjetë orë, te femrat që lindin për herë të dytë apo të tretë kjo fazë zakonisht zgjat më pak. Pasi të jetë hapur tërësisht qafa e mitrës dhe koka e bebes të ketë mbërritur te pelviku, nëna duhet aktivisht ta shtyjë foshnjën poshtë. Pas lindjes së fëmijës kontraksionet zgjasin edhe për një kohë të shkurtër derisa të dalë jashtë placenta. Pasi të ketë dalë placenta lindja konsiderohet e kryer.
Gjatë lindjes indet e vaginës dhe zona rreth vaginës zgjerohen shumë dhe kjo mund të shkaktojë të çara të vogla ose lëndime (epiziotomia). Meqë kjo prerje ndërmerret gjatë kontraksioneve shtyrëse, gruaja shtatzënë nuk ndien asgjë. Çarjet e mëdha dhe prerjet duhet të qepen pas lindjes. Në përgjithësi këto lëndime shërohen shumë shpejt dhe mirë.

Lexoni dhe: Veshja e lindjes, ja cila eshte e duhura

A i planifikoni paraprikisht shpenzimet qe mund te realizoni gjate nje muaji bazuar ne buxhetin tuaj familjar?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X