Inteligjenca e femijes, trashegohet nga nena apo nga babai?

0 0

Sipas një studimi, inteligjenca e fëmijës trashëgohet nga kromozomi X, i cili përmban shumë gjene që kanë lidhje me perceptimin. Femrat disponojnë vetëm kromozomet X, ndërsa meshkujt X dhe Y. Si rregull në gjenetikë, në momentin që aktivizohet një gjen i nënës për të vepruar çaktivizohet i babait dhe anasjelltas. Struktura e gjeneve ka qënë për shumë kohë subjekt studimesh në lidhje me inteligjencën, dhe kohët e fundit është arritur të nxirret një rezultat.

Sipas studimeve…

Inteligjenca është e trashëguar nga nëna, ajo ndikon më tepër në aftësitë njohëse të fëmijës duke qënë se mbart dy kromozome X. Gjenet e nënës apo babait mund të ndodhen në 6 zona të ndryshme të trurit, dhe në varësi të kësaj truri do të komandojë aftësitë njohëse të fëmijës, zakonet ushqyese si edhe ecurinë në shkollë.

Deri tani studiuesit nuk kanë gjetur qeliza mashkullore në sistemin nervor të fëmijës, në atë pjesë ku zhvillohen funksionet konjuktive më të avancuara, si inteligjenca, aftësia e të menduarit, zhvillimi gjuhësor si edhe planifikimi. Ky studim u krye nga “Medical research council” në Glasgoë.

Inteligjenca nuk lidhet vetëm me gjenetikën

Megjithatë shkenca ka treguar se gjenetika nuk është i vetmi faktor që përcakton zhvillimin e aftësive konjuktive (njohëse). Gjenetika ndikon rreth 40-60% në inteligjencë. Studime të tjera kanë treguar se nëna luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijës nëpërmjet kontaktit fizik dhe emocional. Nëpërmjet kësaj lidhje fëmija krijon sigurinë që i duhet për të eksploruar botën dhe për të zgjidhur problemet.

Sipas Universitetit të Washington, një marrëdhënie e mirë dhe e sigurt me nënën është shumë e rëndësishme për rritjen e disa pjesëve të trurit.

Lexoni dhe: Si të stimulojme inteligjencën e fëmijës, psikologët zbulojnë lidhjen mes mërzitjes dhe zhvillimit

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X