Mos i rrihni fëmijët! Fëmijët e dhunuar nuk mund të zhvillojnë ndjenjë vetëvlerësimi të arsyeshme. Prindërit dhe vëllezërit e motrat janë shembull, janë modele! Fëmijët e dhunuar e përdorin po ashtu dhunën si zgjidhje të parë në raste konfliktesh apo cfarëdolloj situate tjetër.
Fëmijët kanë nevojë për dashuri! Për një zhvillim të shëndetshëm nuk mjaftojnë vetëm ushqimet më të mira dhe mjedisi më i sigurt. Fëmijët, të cilët nuk ndihen të dashur nga të tjerët, mund të ndihen vetëm dhe keq shpirtërisht. Fëmijët duhet të ndiejnë se janë të dëshirueshëm, fëmijët kanë nevojë edhe për mirënjohje dhe lavdërim madje edhe atëherë kur rezultati nuk përputhet me parashikimet tona, ne duhet ta lavdërojmë fëmijën dhe me këtë t’i tregojmë se mundi dhe përpjekja shpërblehen. Tregojini fëmijës se ju e çmoni mundin e tij dhe se ju gëzon përkushtimi i tij. Vetëm pas kësaj mund t’i tregoni edhe atë se si radhën tjetër të njëjtën mund ta bëjë më mirë. Thuajani haptas se çka dëshironi dhe si e doni. Mos i thoni se çfarë nuk dëshironi!
Nuk ka edukim pa gabime! Të gjithë ne bëjmë gabime, edhe prindërit edhe fëmijët. Nëse ndonjëherë e humbni durimin duhet të mendoni: Së pari kujtohu, pastaj vepro! Krijo distancë, qetësohu, gjeni zgjidhjen e duhur…
Lexoni edhe: Edukimi nepermjet dhunes i ben femijet agresive
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu