Është provuar që edukimi nëpërmjet përdorimit të shpullave nuk është mënyra e duhur, pasi e bën fëmijën agresiv. E tillë duhet konsideruar edhe përdorimi i dënimit si mënyrë edukuese, e cila rezulton ta bëjë fëmijën të mos bindet edhe më tepër ndaj rregullit të caktuar.
Sipas një studimi të bërë nga Michael MacKenzie, pediatër dhe profesor në universitetin Rutgers të Shteteve të bashkuara të Amerikës, është nxjerrë përfundimi se edhe vetë prindërit të cilët zgjedhin përdrimin e dhunës si mënyrë edukuese, futen në një rreth dhune nga i cili është e vështirë të dalin sërish. Nuk janë të pakta familjet të cilat përfundojnë në këtë mekanizëm nga i cili është shumë e vështirë të dalësh.
Prindërit i gjuajnë fëmijët, dhe fëmijët bëhen edhe më të padisiplinuar dhe më të vështirë për t’u menaxhuar dhe për pasojë prindërit i dënojnë duke provokuar tek fëmija sjellje edhe me të keqe dhe kështu vazhdon.
Por, ku i ka fillesat ky rreth në të cilin futen prindërit që përdorin dhunën?
Sipas Michael Lorber, studiues i cështjes në fjalë në universiteti e Neë York, prindërit që kanë tendencën të përdorin disiplinë të ashpër me fëmijët e tyre, janë ata që i shikojnë gabimet e fëmijës më të mëdha nga sa janë në të vërtetë. Kjo sjellje në të vërtetë fillon qysh kur fëmija është ende shumë i voël, madje qysh kur fëmija është ende i porsalindur.
Kjo fazë fillestare e fëmijërisë për prindërit konsiderohet si një fazë ku duhet filluar edukimi, dhe në fakt këta prindër kanë tendencën t’i interpretojnë të qarat e të porsalindit si sjellje agresive, e cila duhet frenuar sa më parë, madje edhe duke marrë në konsideratë përdorimin e dhunës, dhe për pasojë përfundojnë duke e bërë sjelljen e fëmijës më të dhunshme.
Faktori gjenetik i agresivitetit
Leslie Leve, professor psikologjie në universitetin e Oregonit, shpjegon se agresiviteti mund të jetë një sjellje gjenetike, e cila mund të jetë prezente tek prindi dhe tek fëmija, por që nuk mund të konsiderohet sjellje e pa rregullueshme. Sjellja agresive mund të modifikohet brenda një ambient të shëndetshëm familjar.
Prindërit që përdorin dhunën nuk janë të kënaqur që e bëjnë
Është provuar se prindërit të cilët përdorin dhunën si mënyrë edukimi për fëmijën e tyre në fund nuk janë të kënaqur nga kjo. Sipas organiatës amirikane “Zero to three”, reth 30% e tyre janë shprehur se nuk ndihen mirë pasi e dhunojnë fëmijën e tyre, dhe rreth 69% e tyre janë shprehur se nëse do të njihnin një strategji më pozitive do ta përdornin.
Familjet duhet të kuptojnë se ka edhe modele alternative edukimi
Ndonjëherë sjellja agresive e prindit pasqyron stresin, situatat e vështira familjare, lodhjen e jetës të përditshme etj. Por, prindërit duhet të kuptojnë se kjo sjellje e gabuar ndikon shumë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës si edhe në sjelljen e tij, dhe duke qënë kështu prindërit duhet të tregohen më të përmbajtur, duke kuptuar që kjo mënyrë e të vepruarit është një mënyrë që i dëmton të dy palët.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Sa është madhësia normale e...
Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu