“I mbani detergjentet larg femijeve”, thirrja urgjente qe ben nje nene

0 0

Një vajzë 18 muajshe gati u verbua nga kapsulat larëse të ilaçit të enëve që vendosej brenda lavastoviljes. Ajo tashmë ka një dëmtim prej 95% të syrit të majtë.
Si ndodhi gjithçka?
Rainbow Jones u tmerrua kur pa se vajza e saj kishte gjithë fytyrën të lyer me ilaçin e enëve që kishte nxjerrë nga kapsula larëse. Ilaçi ishte futur edhe në sy, dhe megjithëse e shpëlau mirë para se të shkonte në spital do të ishte vetëm ndërhyrja e mjekut që shpëtoi 5% të shikimt të fëmijës duke e lënë atë me 95% dëmtime në syrin e majtë. Ai ja shpëlau fëmijës syrin me një solucion hollues. Nëna shprehet se gjithçka ndodhi në sekondë, sa ktheu kurrizin për të marrë ushqimin e qara e fëmijës e alarmoi. Ajo shprehet se edhe pse e futi vajzën në dush dhe e shplau mjaft mirë (pavarësisht rezistencës), nuk mundi ta shpëtonte shikimin e vajzës së saj.
Mjeku që ka ndihmuar vajzën është shprehur se të gjithë prindërit duhet të mbajnë sa më larg fëmijëve të gjitha substancat dhe detergjentët e rrezikshëm, madje mundësisht të kyçen diku ku fëmija nuk ka mundësi të futet pa qënë ju. Pavarsisht gjithçkaje vajza e vogël ka një dëmtim prej 95% të kornes së syrit si edhe të shtresës mbrojtëse, duke e lënë atë vetëm me 5%. Vajza përveç problemit në shikim pati edhe vështirësi për të hapur syrin.
Nëna bën thirrje në facebook:
“I bëj thirrje urgjente të gjithë prindëve të largojnë menjëherë të gjitha substancat e rrezikshme nga vendet që mund t’i arrijnë fëmijët, pavarësisht sa vjec mund të jetë ai. Edhe unë mendoja se vajza ime ishte e sigurt por ja që nuk ndodhi kështu. Gjithashtu ju bëj thirrje prindërve të informohen në lidhje me veprimet bazë që duhet të kryejnë nëse fëmija prek dicka të rrezikshme por edhe në lidhje me çdo situatë tjetër. Më kryesorja është të mos përfshiheni nga paniku por të qëndroni sa më e qetë të jetë e mundur dhe të veproni. Ndërkohë lajmëroni menjëherë ambulancën”.

Lexoni edhe: Detergjentet qe mund te perdorni per larjen e rrobave te femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X