Higjena e gojes tek femijet

0 1

Sipas dentisteve sa me heret te fillohet me larjen e dhembeve tek femijet aq me te shendetshem do te jene ata ne te ardhmen. Sipas tyre kujdesi ndaj gojes duhet te filloje qe ne muajt e pare te jetes, pasi nese dhembet e qumeshtit do te jene te shendetshem ashtu do te jene edhe dhembet e tjere qe do te dalin. Larja e tyre duhet bere 2 here ne dite: ne mengjes dhe ne darke, pa harruar vizitat tek dentisti.
Femija 0-2 vjec
Ndersa femijes ende nuk i kane dale dhembet e pare ju duhet te pastroni zgavren e gojes me nje garze te paster dhe te bute te pakten dy here ne dite, pasi mikrobet dentare lindin bashke me femijen. Edhe ne periudhen e daljes te dhembeve duhet ndjekur i njejti ritual. Disa dite pas daljes se dhembit te pare ju duhet tja pastroni ate me nje furce te vogel dhe te bute. Fillimisht duhet ta beni vetem me uje, per te filluar sipas rekomandimit se dentistit, ne nje moment te caktuar perdorimin e pastes se dhembeve. Higjena e gojes gjate muajve te pare te jetes eshte e rendesishme pasi nese nuk do ti pastroni femijes zgavren e gojes, dhembet mund te preken nga kariesi sapo te dalin. Ne moshen 1-vjecare ju duhet ti beni femijes viziten e pare tek dentisti. Gjate kesaj vizite ju do te kuptoni nese jeni kujdesur apo jo ne menyren e duhur per dhembet e femijes. Gjithashtu kjo do te ndihmoje qe femija juaj, duke e njohur qe ne moshe te vogel dentistin dhe rolin e tij, mos kete frike nga ai kur te jete me i rritur.
Femija mbi 2 vjec
Pasi femija ka bere 2 vjec ju duhet te filloni ti perdorni paste dhembesh me permbajtje fluori, e cila ndihmon ne parandalimin e kariesit. Duhet aplikuar nje sasi e vogel paste dhembesh ne furce dhe ne fund te larjes duhet te siguroheni qe femija ta pershtyje te gjithe pasten jashte gojes. Ndersa femija nuk ka mesuar ende ta pasroje gojen plotesisht ju duhet ta ndihmoni ne fund te larjes duke pastruar dhembet me nje garze te bute dhe te lagur me uje. Ne moshen 3-4 vjecare femija fillon te mesoje te laje vete dhembet. Ju duhet te zgjidhni gjithmone furcen e pershtatshme per femijen tuaj.
Para moshes 3-vjecare ju duhet ta mesoni femijen te largoje cucon ose gishtin (nese ka zakonin ta thithe ate) , pasi ne te kundert kjo do te ndikoje negativisht ne zhvillimin e zgavres se gojes dhe dhembeve. Thithja e cucos ose e gishtit mund te shkaktoje anomali si psh: kafshimi i hapur (nuk do te behet i rregullt kafshimi) etj. Midis moshes 3 dhe 5-vjecare, duhet ta dergoni femijen tek dentisti cdo 6 muaj, sepse keshtu do te mundesohet zbulimi i hershem i kariesit apo i ndonje anomalie dentare tek femija juaj dhe normalisht kurimi qe ne moshe te vogel do te jete me efekiv.
Femija mbi 6 vjec
Pas moshes 6-vjecare nje moment i rendesishem per femijen tuaj eshte zevendesimi i dhembeve te qumeshtit prej atyre te perhershem. Ju duhet gradualisht ti shpjegoni femijes kete proces, me qellim qe kur ti bjere dhembi i pare mos trembet. Nese dalja e dhembeve te perhershem nuk do te jete e rregullt, ka shume mundesi qe hapesira ndermjet molareve te qumeshtit dhe dhembeve te perhershem te jete shume e ndjeshme ndaj kariesit. Keshillohet qe krahas pastrimit me furce dhe paste dhembesh te perdoret filli pastrues. Femijet e kesaj moshe nuk jane ne gjendje te kujdesen ne menyre perfekte per dhembet, prandaj deri ne moshen 8-9 vjecare ju duhet te jeni prezente ndersa eshte duke lare dhembet me furce apo ndersa eshte duke perdorur fillin pastrues. Duhet treguar kujdes per pastrimin e dhembeve anesore sepse atje zakonisht grumbullohen me shume papasterti dhe femija ate pjese zakonisht e ka te veshtire ta pastroje. Pas moshes 6-vjecare ju duhet te filloni ti perdorni femijes paste dhembesh me permbajtje fluori deri ne 1.500 ppm.
Femija mbi 8 vjec
Nese i keni mesuar femijes si te kujdeset ne menyren e duhur per higjenen e gojes, pas moshes 10-vjecare ai nuk do te kete nevoje per ndihmen tuaj ndersa eshte duke lare dhembet. Si zakonisht detyra juaj eshte te zgjidhi furcen e pershtatshme per femijen dhe ti kujtoni se duhet te beje pastrimin e gojes ne mengjes, ne darke dhe pasi ka ngrene dicka te embel ose ka pire nje pije me sheqer. Mundohuni ti mesoni femijes tuaj te mos haje embelsira midis vakteve, por nese deshiron dicka te embel ta haje ate menjehere pas vaktit te rradhes. Pas moshes 12-vjecare femija duhet te perdore rregullisht fijen pastruese per hapesirat midis dhembeve. Mos harroni se: nese inkurajoni femijen te kujdeset vazhdimisht per higjenen e gojes do ti ndihmoni ata qe ne te ardhmen te kene nje buzeqeshje te bukur. Gjithashtu, do ti ndihmoni ata te kene nje buzeqeshje te bukur dhe dhembe pa dhimbje.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X