Bebet e porsalindura, mund të vuajnë nga kjo formë e hernies. Pas lindjes, prindërit duhet të kujdesen shumë mirë për dezinfektimin e kërthizës në mënyrë që të parandalohen infeksionet.
Përse shfaqet hernia ombelikale pas lindjes?
Në këtë rast kemi të bëjmë me një hernie shumë të vogël e cila mund edhe të mos vihet re nga nëna dhe babai. Arsyeja pse shfaqet kjo hernie është shumë e thjeshtë: vrima që ndodhet në barkun e fëmijës, në të cilën qëndronte kordoni ndërsa fëmija ishte ende brenda barkut të nënës nuk mbyllet plotësisht menjëherë dhe duke qënë kështu, një pjesë e zorrës del jashtë duke krijuar këtë formë të hernies. Është dicka që mund të shfaqet shumë shpesh tek të porsalindurit, dhe prindërit nuk duhet të shqetësohen, megjithatë kontrollet tek mjeku duhet të jenë të rregullta.
Si kurohet dhe çfarë duhet të bëjnë prindërit?
Kjo hernie zhduket vetë pa pasur nevojën e një ndërhyrje kirurgjikale, nëse ka dimensionin rreth 2 cm. Në këtë rast do të mjaftonin disa javë për t’u larguar plotësisht nga bebi. Ajo që duhet të keni parasysh është se duhet të tregoni kujdes ndaj fryrjes, kryesisht tek bebelina, llastikët e tutave apo pantallonave, si edhe rripave të tyre, të cilat nuk duhet ta shtrëngojnë aspak barkun. Nuk duhet të përdorni medikamente “në kushte shtëpie” për të evituar ndonjë infektim të mundshëm. Hernia ombelikale nuk zhduket vetë pas vitit të dytë të jetës dhe në këtë rast mjeku mund t’ju udhëzojë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale.
Lexoni edhe: Hernia obmelikale, kur duhet te shqetesohemi vertet?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu