Në lidhje me rritjen e fëmijës edhe gjyshet mund të japin këshilla shumë të vlefshme, pra figura e tyre nuk duhet të lidhet gjithmonë me hedhjen e kripës në supë dhe sheqerit në kos. Këshillat e vlefshme shkojnë përtej kësaj! Këtë gjë e ka bërë edhe gjyshja Linda Oatman High e cila është edhe autore e librit “The hip grandma’s guidebook”, e cila ndan me ne 7 këshilla shumë të vlefshme.
Për të gjitha nënat nga një gjyshe!
- Koha kalon shumë shpejt. Në një moment do të jeni duke e tundur në djep dhe më pas do të jeni duke e dërguar në shkollë, vitet kalojnë më shpejt nga sa e mendoni. Në vend që të mendoni projekte për të ardhmen e fëmijës, shijoni momentin. Edhe fëmija juaj këtë do sepse asnjë nga ju nuk do të ketë më në jetë atë ditë që shkon.
- Mos e mundoni veten me gjëra të vogla. E di që pas një nate pa gjumë do të jetë e vështirë të përballoni sërish tekat në mëngjes?! Por gjithsesi mundohuni të shikoni anët e mira. Kuptoni që edhe këto momente kanë brenda pjesën argëtuese. Mos u shqetësoni për thërrimet në tapet dhe qumështin që u derdh, këtë e bëjnë të gjithë fëmijët.
- Shijoni momentin dhe mos pastroni vetëm shtëpinë. Nëse keni për të larë rrobat dhe fëmija ju kërkon të luani në atë moment, harroni të gjitha gjërat dhe kushtojuni pak kohë nevojave të tij. Kur bëhesh gjyshe e kupton që nëse shkon nga kjo botë askush nuk do të kujtojë për dyshemene e pastruar dhe rrobat e hekurosura, të gjithë do të kujtojnë për momentet që keni kaluar bashkë.
- Lexoni me fëmijë tuaj! Kështu ai mëson të dojë librat dhe njëkohësisht kalon kohë të bukur me ju.
- Kaloni kohë në ajër të pastër. Kjo ju bën persona më të lumtur. Kur kemi rritur fëmijët tanë nuk kemi pasur iPhone por kalonim kohë në ambient të hapur. Kjo na bëntë më të lumtura.
- Mos mendoni se kujtimet e bukura krijohen duke shpenzuar shumë para.
- I thoni fëmijës se e doni shumë. E përqafoni dhe puthni gjithmonë!
Lexo edhe:
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu