Gjumi dhe ushqyerja e nje bebe

0 0

Aftësitë për të dalluar ditën nga nata, si dhe gjumi pa ndërprerje, përgjatë gjithë natës zhvillohet dalëngadalë dhe ndryshe te secili fëmijë. Zgjimi natën në muajt e parë të jetës është normal. Kur fëmija juaj gjatë ditës fle, shfrytëzojeni kohën për çlodhjen tuaj. Nëse mënyra e gjumit të fëmijës tuaj bëhet për ju ngarkesë, pyetni mjekun tuaj për këshilla.
Pozicioni i gjumit
Vendoseni foshnjën tuaj të flejë në shpinë. Ky është pozicioni më i sigurt.
Temperatura e dhomës
Kujdesuni që dhoma e gjumit të mos jetë tepër e nxehtë (temeratura ideale është 18 – 20 °C) si dhe të jetë mirë e ajrosur.
Rrjedha e zakonshme e ditës
Për një gjumë cilësor gjatë natës, është i rëndësishëm një ritëm ditor, pra një rutinë e mirë. Përmbajuni në mënyrë të kujdesshme veprimtarive të fëmijës gjatë ditës si dhe gjumit të rregullt pas muajit të tretë të jetës. Pas pirjes në mbrëmje, fikeni ditën për të krijuar një ritual qetësues (si për shembull vendosja e një kënge qetësuese për natën e mirë).
Po në lidhje me ushqyerjen e një bebe cilat janë parimet më të rëndësishme?
• E verdha e vezës dhe mishi. Nga muaji i shtatë, puresë të perimeve mund t’i shtohet një deri dy herë në javë edhe pak mish ose e verdha e vezës së zier njëherë në javë duke filluar nga muaji 10. Të dyja janë furnizues të rëndësishëm me hekur.
• Gjatë ditës fëmija mund të pijë ujë nëse tashmë ka filluar të ushqehet me ushqime të ngurta dhe pas muajit të 12 mund të fillojë të pijë gjithmonë me gotë.
• Sa më i rritur të jetë fëmija juaj aq më pak është e nevojshme që ushqimi të bëhet pure. Nga fundi i vitit të parë të jetës, fëmija juaj nuk ka më nevojë për ushqim bebesh por mund të ushqehet me ju.

Lexoni dhe: Çrregullimet e gjumit tek fëmija, cilet jane shkaqet dhe si ti trajtojme?

A i planifikoni paraprikisht shpenzimet qe mund te realizoni gjate nje muaji bazuar ne buxhetin tuaj familjar?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X