Ftohjet  e para tek foshnjat e vogla, ja nga çfarë varet kohëzgjatja e tyre

0 0

Hulumtuesit në Universitetin e Bazelit (Zvicër) në një studim të fundit zbuluan se ashpërsia e infeksioneve të frymëmarrjes duket se vjen, të paktën pjesërisht nga bakteret që janë në hundë.

Ndikimi i mikrobeve

Studiuesit zviceranë kanë vendosur kështu të kontrollojnë nëse mikrobet e sistemit të frymëmarrjes ndikojnë në rezultatin e ftohjeve të para tek fëmijët dhe në infeksionet e tjera të zakonshme të frymëmarrjes. Për ta zbuluar, ata shqyrtuan 167 të porsalindurit të cilët kurrë nuk kishin pasur ende infeksione të frymëmarrjes. Prindërve të tyre iu kërkua që të informonin studiuesit me simptomat e para të ftohjes, kollës etj, në mënyrë që ata të mund të merrnin një mostër të mukusit për tu ekzaminuar dhe pastaj të monitoronin rrjedhën e simptomave. Tre javë pas ftohjes së parë tek fëmijët, studiuesit bënë një vëzhgim të ri të hundës për të parë se si mikorobet kishin ndryshuar.

Llojet e ndryshme të baktereve

Roland Neumann, një studiues në Spitalin Pediatrik të Universitetit Basel, shpjegoi se zorrët nuk janë pjesa e vetme e trupit që strehon lloje të ndryshme bakteresh; e njëjta gjë vlen edhe për traktin respirator dhe të gjithë këto mikroorganizma, që marrin emrin e mikrobeve, gjithashtu ndikojnë në shëndetin e frymëmarrjes. Shumica e fëmijëve të përfshirë në studim u shëruan brenda dy javësh. Një numër më i vogël, nga ana tjetër, ishte sëmurë për më gjatë dhe, duke krahasuar mikrobet e hundëve tek të dy grupet e fëmijëve u vunë re dallime.

Rreziku i astmës

Studiuesit besojnë se një grup bakteresh mund të kenë efekt mbrojtës. Tek fëmijët ku janë gjetur microbe jo-bakteriale të familjeve Moraxella dhe Streptokok, shërimi ka qenë më I shpejtë. Arsyeja ende nuk është e qartë, por zbulimi është i rëndësishëm sepse ekziston një lidhje e qartë midis simptomave të frymëmarrjes në vitin e parë të jetës dhe rrezikut të zhvillimit të astmës në një moshë më të madhe.

Lexo edhe: Ftohjet ne shtatzeni: shkaqet, rreziqet dhe kurimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X