Frika nga shtatzania dhe lindja. Si perceptohet nga grate?

0 0

Quhet tokofobi dhe i referohemi frikës, madje mund të themi terrorit që një grua mund të ndiejë ndaj shtatzanisë dhe lindjes së fëmijës. Në këtë rast nuk mund të themi se mungon instikti i nënës, por ajo refuzon në mënyrë kategorike të ngjizë një shtatzani edhe pse në të vërtetë mund të adhurojë fëmijët.
Frikë e lindur apo frikë pa kuptim?
Në të vërtetë kjo është një fobi dhe si e tillë konsiderohet si një frikë me shumë kuptim dhe tepër e justifikuar që mund të çojë në refuzim të përhershëm të shtatzanisë, e cila në vendin tonë duket se është shumë pak e njohur.
Tokofobia, kjo e panjohur…
Bëhet fjalë për frikën që një nene shpreh në lidhje me një shtatzani, e cila është e vështirë të trajtohet me anën e terapisë te posacme qe cila konsiston në ekspozimin përballë fobisë që ka (për shembull në rast se njeriu ka frikë nga gjarpri e vendosin para një të tilli, sigurisht nën masat ekstreme të sigurisë), kjo sepse gruaja ose është ose nuk është shtatzanë.
Ndryshimi nga frika normale që gruaja mund të ndiejë në fund të shtatzanisë është se në rastin e kësaj fobie ajo e refuzon në mënyrë kategorike shtatzaninë. Në rastet më ekstreme gruaja kërkon t’i bëhet një sterilizim i përkohshëm.
Kush rrezikohet më tepër?
Zakonisht më të rrezikuara janë gratë që kanë pasur një eksperiencë të keqe nga një lindje e mëparshme, kryesisht si pasojë e manovrave tepër të ashpra të mjekëve dhe mamive në sallën e lindjes. Por mund të ndodhë edhe si pasojë e një operacioni urgjent të shkaktuar nga shkëputjes së placentas dhe madje në disa raste mund të ndodhë edhe sepse gruaja e ka perceptuar lindjen si një dhunim ndaj trupit të saj edhe pse lindja ka shkuar shumë mirë por më vonë është përballur edhe me depresionin post-partum. Në rast se gruaja është tashme shtatzanë por ka fobi nga lindja kërkon një lindje të programuar me operacion.
Si mund të kurohet kjo fobi?
Është e rëndësishme të parandalohet thellimi i kësaj fobie me anën e komunikimit dhe me anën e ndjekjes së eksperiencave të lindjes. Ndjekja e një kursi parapërgatitor mund t’ju vijë në ndihmë për të ulur nivelin e ankthit, dhe në rastet më ekstreme mund të ndiqet edhe një psikoterapi.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X