Si te largoni friken e lindjes

0 0

Dëshironi të bëni lindje normale por keni frikë nga lindja? Kjo nuk është diçka për të cilën duhet të ndiheni keq apo të keni turp! Është shumë normale. Sigurisht që nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë, nuk do të sillni në jetë çdo ditë një qënie njerëzore!

Njohuritë janë fuqia më e madhe!

Përse do të lindësh në mënyrë natyrale? Sepse motra apo shoqja të ka thënë se kjo është mënyra më e mirë? Kjo nuk është një arsye! Ju duhet të bindeni personalisht në lidhje me benefitet e kësaj lindje, nëse do t’i keni të qarta arsyet do ta keni më të thjeshtë të duroni dhimbjet. Nëse ju do të përqëndroheni tek fëmija dhe jo tek dhimbjet e lindjes, hormonet do t’ju ndihmojnë të keni një lindje më të shpejtë si edhe më pak të dhimbshme, megjithatë dhimbje sigurisht që do të ketë. Ju duhet të kuptoni se çfarë ju frikëson, dhe nëse do të njiheni me to do t’i kuptoni më mirë dhe për pasojë niveli i frikës do të ulet.

I lini pas eksperiencat e mëparshme

Nëse do të keni pasur një lindje të tmerrshme më parë frika do të jetë më e madhe. Gjithashtu kjo frikë do të jetë edhe më e madhe nëse gruaja do të ketë pasur në jetën e saj një abuzim/tentativë për abuzim nga një person i stafit mjekësor. Ajo që ju këshillojmë në këtë rast është të gjeni një person që i intereson ajo që ju ndieni dhe e njeh mirë të shkuarën tuaj për t’ju mbështetur në atë moment. Ai duhet t’ju dëgjojë me vëmendje dhe t’ju inkurajojë të mposhtni frikën e lindjes. Ju duhet të kuptoni se keni fuqi të mëdha për të sjellë në jetë fëmijën dhe për t’u kujdesur për të!

Përgatituni

Nëse do të lexoni shumë në lidhje me lindjen natyrale do ta kuptoni edhe më mirë atë, si duhet të silleni, dhe çfarë do të ndodhë, kështu do ta kapërceni më me lehtësi frikën që mund të ndieni. Mbani mend se lindja nuk është thjeshtë lindje. Është një proçes lindje, po sillni në jetë një fëmijë, po sillni në jetë fëmijën tuaj. Edhe fëmija juaj është duke punuar në mënyrën e tij për të dalë në jetë, dhe shumë madje. Ndërsa ju jeni duke ndier dhimbje, duke ecur nëpër korridor, duke shtyrë edhe ai është duke u rrotulluar, pra jo vetëm uterusi juaj është në lëvizje. Mos harroni asnjëherë se nuk jeni vetëm, ju jeni duke punuar bashkë me beben tuaj dhe do t’ja dilni shumë mirë! Mos pretendoni se nuk do të ndieni dhimbje, por me këto këshilla do të keni një lindje më të shpejtë! Ti mund t’ja dalësh!

Dhe mos harroni se tek PERNENAT mund të gjeni mbështetjen e duhur në çdo moment për këshilla në lidhje me lindjen!

Lexo edhe: Nje nene e deshperuar pas lindjes…

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X