6 gjerat qe e frikesojne nje grua ne momentin e lindjes

0 0

Edhe pse për shumë nëna lindja konsiderohet si një moment i vështirë,na duhet t’ju themi se nëse keni parasysh disa udhëzime ajo nuk do të jetë më edhe aq e vështirë. Një grua shtatëzanë kryesisht frikësohet sepse mendon se në momentin e lindjes…

  • Do të urinojë. 9 nga 10 gra urinojnë në momentin e lindjes por me shumë mundësi kësaj nuk do t’i kushtojë rëndësi askush. Gjithsesi ju mund të bëni masazh në perineum (zona midis anusit dhe vaginës) gjatë muajve të fundit të shtatëzanisë.
  • Do të defekojë. Këtë gjë ju me siguri nuk do ta ndieni sepse mund të ndodhë në momentin që koka e fëmijës është duke dalë. Është diçka shumë normale por që gjithsesi nëse keni nevojë mund të përdorni tualetin në fazën e parë të lindjes. Kjo nuk është aspak e rrezikshme.
  • Dhimbja do të jetë shumë e madhe. Nëse mendoni se nuk do të jeni në gjendje të përballoni dhimbjet e lindjes mund të kërkoni t’ju injektohet epidurali. Gjithashtu do t’ju vijë në ndihmë edhe masazhi apo frymëmarrja e mirë.
  • Do të stimulohet. Disa lindje fillojnë spontanisht. Ndërsa disa të tjera shkojnë edhe në javën e 41-të dhe në disa raste paraqiten komplikacione. Në këtë rast gruaja stimulohet nga mamia ose me anën e hormoneve.
  • Do të lindë me vakum/forceps (metoda të përdorura gjatë lindjes). Kjo mund të ndodhë në disa raste (1 në 8 gra), gjatë të cilave tërheqja e fëmijës nga mjeku është e nevojshme. Mos u shqetësoni nëse fëmija do të ketë gungë apo të nxirrë në kokë, ato do të zhduken brenda një jave dhe krijohet nga tërheqja. Ju do të ndihmoheni për të mos ndier dhimbje gjatë proçedurës.
  • Do të bëj një lindje me operacion. Nëse mjeku e shikon të nevojshëm nuk duhet ta konsideroni si diçka negative. E rëndësishme është që pas rreth 30 minutave do të keni bebin tuaj në krah.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X