Unë e urrej gjidhënien.
Ok, më në fund e pranova dhe e thashë.
Kur trinjakët e mi erdhën në jetë unë pata disa komplikacione dhe pothuajse humba jetën. Mjeku më tha se me shumë gjasë unë nuk do të mundesha t’i ushqeja fëmijët me qumësht gjiri, por për fat të mirë trupi im po prodhonte mjaftueshëm për t’i ushqyer të tre.
Unë vija në sektorin e kudjesit intesiv çdo ditë për t’ju sjellë të vegjëlve të mi qumështin që kisha shtrydhur e për të qëndruar me ta, në mënyrë që të krijoja lidhjen nënë-fëmijë që rekomandohet aq shumë nga specialistët e fushës.
Por kur u kthyem në shtëpi bashkë me vogëlushët, përjetova vështirësitë më të mëdha. Fëmijët e mi kishin secili nevojë për kujdes të veçantë dhe unë isha shumë e lodhur gjtihmonë. Shtrydhja e gjirit me pompë nuk më ndihmonte aspak për gjendjen që kisha. Por unë vazhdoja, sepse nuk doja të zhgënjeja fëmijët e mi.
Madje, dikush më tha se qumështi formulë është helm për bebet dhe kjo ma shtoi më shumë ndjenjën e fajit sa herë mendoja që të ndërprisja gjidhënien.
Pas tre muajsh, shkova tek një terapiste për depresionin postpartum. Ky ishte hapi më i vështirë, por e bëra. Ajo më shkruajti në recetë të ndërprisja gjidhënien. Në atë moment u ndjeva shumë e lehtësuar dhe gjërat filluan të qetësoheshin shumë.
Prandaj të dashura nëna duhet të dini se ushqyerja e fëmijës është magjike, pavarësisht nëse është ushqyerje me gji, ushqyerje me biberon, ushqyerje me formulë etj.
Lexo edhe: “Jam mirenjohese qe ekziston qumeshti formule”, mesazhi i nje nene









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu