Të dhënat e shprehura në gazetën online “Corriere.it” pohojnë se Islanda ka arritur të renditet në krye të vendeve për numrin më të vogël të lindjeve të fëmijëve me sindromën Down. Gjatë viteve të fundit në botë mesatarisht vijë në jetë 1-2 fëmijë me këtë sindromë në një popullsi prej 335 000 banorësh.
Si veprojnë gratë shtatzëna?
Ato i nënshtrohen analizave që provojnë ekzistencën e kësaj sindrome tek fëmija dhe në momentin që mësojnë se ai ka këtë problem kromozomik i japin fund shtatzanisë. Kjo analizë diagnostikuese mori jetë në fillim të shekullit ku jetojmë dhe sot është një praktikë që preferohet nga 85% të grave, këtë të dhënë e pohon edhe “Landspitali Universit hospital”, në Reykjavik.
Megjithatë ende në Islandë lindin fëmijë me këtë sindromë, dhe kjo zakonisht ndodh pasi prindërit nuk kanë kryer analizën e sindromës Down gjatë shtatzanisë. Numri i lindjeve të fëmijëve me sindromën Down është ulur ndjeshëm në Islandë jo vetëm si pasojë e analizës diagnostikuese por edhe si pasojë e aprovimit të ligjit që e lejon abortin pas javës së 16 të shtatzanisë nëse fëmija diagnostikohet me këtë anomali kromozomike. Shumë familje e shikojnë abortin si një mundësi për të mos lejuar fëmijën dhe familjen të “vuajë”. Ata janë të bindur për vështirësitë që fëmija do të ketë brenda jetës sociale.
Lajmet nga Islanda nuk janë të habitshme!
Personat përgjegjës në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me sindromën Down shprehen se kjo ishte një gjë që kishte lidhje vetëm me kohën. Duket se prej vitesh mes Islandës dhe Danimarkës ka ekzistuar një lloj gare në lidhje me lindjen e fëmijëve me sindromë. Në vendin skandinav rreth 98% të aborteve lidhen me sindromën Down. Megjithatë ka ende persona që luftojnë për të drejtat e këtyre fëmijëve, dhe një prej tyre është edhe Martina Fuga e cila edhe si nënë shprehet se këto lajme e prekin thellë në zemër. Kjo nuk mund të jetë zgjidhja sociale e një vendi të tërë! Nuk mund të vendosë i gjithë vendi nëse do të vijë apo jo në jetë një bebe me sindromën Down. Sa bukur do të ishte sikur në vend të këtyre ligjeve të punohej më shumë në lidhje me përmirësimin e kulturës së njerëzve, për një botë më të mirë!
Lexoni edhe: Te vertetat dhe te pavertetat rreth Sindromes Down
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu