Fëmija zgjohet natën dhe do të luajë, çfarë mund të bëj?

0 0

 

Përpara dy javësh e kemi kaluar vajzën 2 vjeçare nga krevati i bebit në një krevat normal. Që atëherë, ajo zgjohet çdo natë në orën 2 dhe fillon të luajë e nuk fle më. Në darkë e vë në gjumë në orën 20:30.

Çfarë mund të bëj?

Është normale që kur fëmijët kalojnë në shtratin e madh të kenë çrregullime me gjumin. Së pari duhet të keni parasysh se kjo është një fazë kalimtare. Së dyti gjatë ditës i flisni më shumë fëmijës suaj për pjesën e gjumit. Tregojini se gjatë natës duhet të flejë, jo të luajë.

Kur vjen momenti i mbrëmjes dhe fëmija zgjohet, duhet të tregoheni shumë të vendosur. Mos u përfshini nga emocionet. Mos i ndizni dritat. Sa herë që fëmija të ngrihet, ju duhet ta vini sërish në gjumë, pa u dorëzuar. Mos i jepni lodra, mos i ndizni televizorin, mos i jepni për të ngrënë. Dalëngadalë ora e brendshme e fëmijës do të normalizohet dhe do të fillojë të bëjë gjumë të rregullt pa u zgjuar natën.

Kur fëmija fle pa ndërprerje, përgëzojeni të nesërmen dhe theksoni se nëse fle do të rritet akoma më shumë.

Lexo edhe: Çfare te bej nese femija refuzon te fleje ne orarin e gjumit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X