Çfarë të bëj nëse fëmija refuzon të flejë në orarin e gjumit?

0 0

Disa fëmijë të vegjël do të provojnë gjithçka për të qëndruar pak më vonë se koha e zakonshme të gjumit. Kjo mund të jetë tepër zhgënjyese për ju si prind. Për fat të mirë, ka disa gjëra që mund të bëni për ta bindur atë të shkojë në shtrat pa e kthyer kohën e gjumit në një betejë.

Një nga mënyrat më të mira për të inkurajuar zakonet e mira të gjumit është krijimi dhe mirëmbajtja e një rutine të gjumit. Mund t’i bëni fëmijës një dush, të vishni pizhamet dhe të lexoni një libër para se ta vendosni në shtrat me lodrën e tij të preferuar.

Çfarëdo që keni zgjedhur për të bërë, sigurohuni që të ndiqni të njëjtin model aktivitetesh, në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën kohë, çdo mbrëmje. Fëmija juaj do të mësojë rutinën dhe do të dijë se së shpejti do të jetë koha për shtrat.

Duke ditur se çfarë duhet të presin do t’i ndihmojë ata të ndihen më të relaksuar, gjë që mund t’i bëjë ata më të lumtur të bien në gjumë.

Nëse fëmija juaj fillon të bëjë “qëndresë”, duke kërkuar edhe një përrallë, edhe pak ujë, edhe një lodër, tregohuni të vendosur. Mund t’i toleroni vetëm një kërkesë dhe jo më shumë.

Nëse pasi e ka zënë gjumi, fëmija juaj qan dhe kërkon sërish të shkoni atje, shkoni por pa e ngritur nga gjumi. Lëreni në shtrat, që të zëjë gjumi përsëri.

Lexo edhe: Cili eshte pozicioni i duhur per gjumin e foshnjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X