Cili është pozicioni i duhur për gjumin e foshnjës?

0 0

Si duhet të flenë bebet? Cili është pozicioni i duhur për gjumin e tyre?

Gjithmonë duhet ta vendosni fëmijën të flejë në shpinë dhe jo në anën e përparme ose anësore. Fjetja e foshnjës me shpinë çdo natë është një nga veprimet më mbrojtëse që mund të ndërmerrni për të siguruar që fëmija juaj të flejë sa më mirë që të jetë e mundur. Ekzistojnë prova thelbësore nga e gjithë bota se ky pozicion fjetjeje redukton ndjeshëm rrezikun e sindromës së papritur të vdekjes së foshnjave (SIDS).

Nëse fëmija rrotullohet me bark, duhet ta ktheni përsëri në pozicionin fillestar.

Rëndësia e rutinës në reduktimin e rrezikut të SIDS

Mënyra më e mirë për të siguruar që fëmija juaj të flejë në shpinë është ta bëjë këtë që nga dita e parë dhe ta praktikoni çdo ditë e çdo natë. Është e rëndësishme të ndiqni këtë rutinë, sepse foshnjat që kanë fjetur gjithmonë në shpinë dhe papritur i ktheni në pozicion tjetër janë shumë më të rrezikuar nga sindromi i vdekjes së papritur.

Për disa foshnje, të cilët janë të parakohshëm, fjetja me bark është e këshillueshme për arsye mjekësore. Por mos harroni se në fazën që janë në spital, këta foshnje janë nën mbikqyrje të vazhdueshme. Në momentin që vijnë në shtëpi ata janë gati të flenë në shpinë.

Por a rrezikon mbytjen nga të vjellat pozicioni në shpinë?

Ky është shqetësim i shumë prindërve, por nuk është vërtetuar nga asnjë studim. Madje deri tani rezulton se ky është pozicioni më i sigurt i fjetjes së foshnjave.

Edhe nëse prindërit tuaj ju këshillojnë t’i vini fëmijët në gjumë me bark, kjo këshillë i përket kohëve të vjetra. Në vitet 90 mijëra foshnje në mbarë botën kanë vdekur krejt papritur dhe arsyeja ka qenë sindroma SIDS. Prandaj, për ta shmangur, këshillohet fjetja në shpinë.

Po kur fëmija ka refluks?

Në këtë rast nuk ka këshilla të përgjithshme. Nëse fëmija ka refluks, flisni me mjekun për kujdesin më të mirë e më specifik për të.

Lexo edhe: Si ndikon ushqyerja ne cilesine e gjumit te femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X