Fëmija urinon natën? Ja 9 gjërat që mund të bëni për ta ndihmuar atë

0 0

Pavarësisht faktit se ju mund ta keni mësuar fëmijën tuaj si të shkojë në tualet, urinimi gjatë natës mund të jetë një dukuri e zakonshme në moshën 4 deri në 7 vjeç.

Përafërsisht 15% e fëmijëve të kësaj moshe e lagin shtratin të paktën dy herë në javë. Pra, nëse akoma ndodh kjo me fëmijën tuaj, mbani mend se është plotësisht normale dhe ka disa gjëra që mund të bëni për ta parandaluar atë në vijim.

Më poshtë ju tregojmë një listë të gjërave të dobishme për të bërë në këtë situatë në mënyrë që të ndihmoni fëmijën tuaj të ndalojë së laguri shtratin.

  1. Zvogëloni numrin e pijeve para se të shkojë orari për gjumë
    Për të shmangur që fshikëza e fëmijës të jetë plot gjatë mbrëmjes, është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e lëngjeve që ai pi pasdite dhe para gjumit. Ata duhet të konsumojnë shumë ujë në mëngjes dhe gjatë kohës së drekës, pastaj ngadalë të zvogëlojnë sasinë kur dita është në mbyllje. Gjithashtu, është e rëndësishme që një fëmijë të shkojë në tualet çdo natë, para kohës së gjumit. Bëjeni këtë pjesë të rutinës suaj të mbrëmjes.
  2. Shmangni ushqime që mund t’i irritojnë fshikëzën e urinës.
    Ka lloje të caktuara të ushqimeve që mund të irritojnë fshikëzën tek fëmijët e vegjël, duke shkaktuar “incidente” gjatë gjumit pasi ata nuk mund ta kontrollojnë fshikëzën. Shmangni ushqimet që kanë shumë aciditet si lëngjet e frutave që përmbajnë limon, portokall, ananas, mollë ose boronicat. Shmangni produktet si qumështi apo kosi në darkë, sepse qumështi mund të bëjë që fëmija juaj të ndihet më i përgjumur dhe e pengon të zgjohet kur fshikëza është plot. Gjithashtu shmangni çokollatën e nxehtë, çajin ose ndonjë pije të gazuar që mund të përmbajë shumë sheqer apo kafeinë.
  3. Ngrijeni nga gjumi në mes të natës dhe çojeni në tualet.
    Fëmijët zakonisht kanë një gjumë të rëndë prandaj është e vështirë që ata të zgjohen, megjithëse fshikëzën mund ta kenë plot. Ideja është që ju si prind t’i çoni ndonjëherë gjatë natës, në mënyrë që ata të shkojnë vetë në banjo derisa t’u kthehet në një rutinë.
  4. Dyfishoni marrjen e magnezit
    Sipas një studimi të bërë së fundmi fëmijët mund të vuajnë nga urinimi i pavullnetshëm gjatë natës sepse ata nuk kanë magnez mjaftueshëm në dietën e tyre. Mungesa e magnezit e bën sistemin nervor më pak të përgjegjshëm, kështu që një fëmijë nuk është i vetëdijshëm kur duhet të përdorë tualetin. Nuk ka nevojë t’i jepni suplemente. Magnezin duhet ta marrin përmes ushqimeve. Duhet të hanë më shumë avokado, fara susami, banane, salmon etj.
  1. Mbani shënime për çdo gjë që ndodh gjatë ditës.
    Kjo do t’ju ndihmojë të monitoroni zakonet, aktivitetet, ushqimin, marrjen e lëngjeve të fëmijës suaj, shëndetin emocional dhe mendor. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë mund të nxisë urinimin e tyre.
  2. Flisni me fëmijën tuaj
    Bisedoni me fëmijën tuaj për të kuptuar gjendjen e tyre emocionale në përgjithësi. Ndonjë situatë ankthi apo paniku mund të jetë shkaku i urinimit në shtrat.Duhet t’i mbështesni dhe jo t’i bëni të ndihen në faj.
  3. Merrni një alarm për urinim.
    Ekziston një lloj specifik alarmi që bën zhurmë sapo ndien ujin që del jashtë. Fëmija juaj mund të mos e ndiejë alarmin por ju do ta ndieni dhe do të zgjoheni. Pasi ta keni dëgjuar alarmin, zgjoni fëmijën tuaj dhe i çoni në banjo. Kjo do ta trajnojë fëmijën tuaj që të ngrihet dhe të shkojë vetë në banjë.
  4. Shpërblejeni ata. Mos i shpërbleni fëmijët nëse e mbajnë shtratin të thatë gjatë natës. Nëse lagen ata do ndihen sikur kanë dështuar.
  5. Motivojini ata duke i dhënë përgjegjësi
    Është e rëndësishme të motivoni fëmijën tuaj duke e lënë të jetë përgjegjës dhe i pavarur deri në një farë mase.

Konsultohuni me doktorin kur:

Fëmija juaj ka urinim të pavullnetshëm konstant gjatë ditës dhe natës dhe është mbi moshën 5 vjeçare.

E lag vazhdimisht shtratin gjatë natës dhe është mbi moshën 7 vjeçare.

Ka kaluar muaj pa lagur shtratin e më pas papritur urinon gjatë natës dhe është mbi moshën 5 vjeçare.

Lexoni edhe: Femija flet ne gjume? Ja cfare duhet te bejme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X