Sa uje duhet te pije femija? Cfare rendesie ka uji per shendetin e tij?

0 0

Rëndësia e ujit tek fëmijët

Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është ushqyerja e fëmijve, por a i kushtojmë të njëjtën vëmendje gjërave që fëmijët pijnë siç bëjmë me ato që hanë? Uji është një nga pjesët më të rëndësishme të dietës së fëmijëve tanë. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë një përqindje më të lartë të ujit në trup sesa të rriturit. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të dehidratohen, sidomos kur janë shumë aktivë dhe luajnë në një ambient të ngrohtë.

Fëmijët gjithashtu duhet të kujtohen për të pirë ujë, që të hidratohen, sepse vetë, shpesh mund të harrojnë.

Pse është i rëndësishëm uji?

Uji është gurthemeli për të gjitha funksionet trupore dhe ndihmon tretjen, transportin e lëndëve ushqyese, funksionimin kardiovaskular dhe metabolizmin. Gjithashtu uji ndihmon në ruajtjen e temperaturës konstante të trupit.

Është vërtetuar gjithashtu se fëmijët që pinë mjaftueshëm ujë kanë rezultate më të mira në shkollë.

Për sa ujë ka nevojë një fëmijë?

Sasia e ujit që çdo fëmijë ka nevojë, është individuale dhe varet nga mosha e tyre, gjinia, sa aktivë janë, lagështia dhe moti. Përgjithësisht rekomandohet që fëmijët të pijnë gjashtë deri në tetë gota lëngje, në mënyrë ideale çdo ditë. Është vlerësuar se 70 deri 80% e sasisë së rekomanduar të lëngut vjen nga pijet dhe 20% deri 30% vjen nga ushqimi.

Rekomandimet nga Autoriteti Evropian për Siguri Ushqimore (2010) janë si më poshtë:

Gjinia Mosha Sasia e lëngjeve që u nevojitet
Vajzat dhe djemtë 6-12 muajsh 0.8 litra në ditë
Vajzat dhe djemtë 1-2 vjeç 1.2 litra në ditë
Vajzat dhe djemtë 2-3 vjeç 1.3 litra në ditë
Vajzat dhe djemtë 4-8 vjeç 1.6 litra në ditë
Vajzat 9-13 vjeç 1.9 litra në ditë
Djemtë 9-13 vjeç 2.1 litra në ditë

 

A ka rëndësi se çfarë lëngjesh pi fëmija?

Duhet të mbani mend se pijet e tjera veç ujit, sigurojnë jo vetëm lëngje dhe hidratim, por gjithashtu mund të jenë të larta në kalori dhe sheqer. Nëse fëmija ka shumë kalori, kjo mund të shkaktojë shtim në peshë. Fëmijët duhet të pijnë lëngje frutash herë pas here, por jo si pjesë e dietës së tyre të rregullt.

Si ta kuptoj nëse fëmija im po pi mjaftueshëm ujë?

Kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Urina e tyre do të tregojë nivelin e tyre të hidratimit; nëse është e verdhë e errët ose me erë të keqe, ata nuk janë duke pirë ujë mjaftueshëm. Nëse ata janë të lodhur ose kanë dhimbje koke, mund të jenë dehidratuar. Te fëmijët e vegjël simptomat mund të përfshijnë nervozizëm, gojë të thatë ose mungesë lotësh kur ata qajnë. Mos prisni vetëm që fëmija t’ju thojë se ka etje.

Lexo edhe: Hidratimi tek femijet: Ja cfare duhet te dini






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X