Ju ka ndodhur ndonjëherë të ndërtoni kështjella me trupat gjeometrikë të fëmijëve tuaj, e më pas të shikoni fëmijët të kënaqen teksa rrëzojnë gjithçka që keni ndërtuar?
Kjo mund të mërzisë prindërit për momentin, por është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës suaj.
Për ju mund të jetë thjesht një rrëmujë e gjithë kjo, por ju nuk dini se fëmija ndihet si shkencëtar përmes këtij proçesi sepse eksperimenton gjëra të reja dhe mëson diçka sa herë që e provon.
Përfitimet e fëmijëve nga lojërat shkatërruese
1. Përmirësojnë shqisat
• Shikimi (duke parë kullën apo çfarëdo që keni ndërtuar së bashku)
• Prekja e trupave gjeometrikë përmes hedhjes së tyre
• Dëgjimi (fëmijët kanë kuriozitet se çfarë zhurme do të bëjë shkatërrimi i tyre)
Nëse luani së bashku mund të nxisni kuriozitetin e fëmijës suaj duke ngritur pikëpyetje si: A do të bëjnë të njëjtën zhurmë në dysheme dhe në tapet?; Nëse formojmë një trup tjetër a do të jetë njësoj rënia?
2.Fëmija fiton vetësiguri
Fëmijët e vegjël kanë vështirësi të ndërtojnë vetëm dhe për këtë arsye ata ngushëllohen me shkatërrimin e asaj që bëni ju. Në këtë mënyrë ata fitojnë sguri që do t’u duhet për të tjera detyra më të vështira kur të jenë më të rritur.
3.Fëmija mëson rreth gravitetit
Duke rrëzuar në mënyrë të përsëritur trupat gjeometrikë, fëmija mëson konceptin e gravitetit. Nëse e vini re, ai do ta përsërisë hedhjen e tyre disa herë, për tu siguruar që do të bien në tokë.
4.Fëmija mëson për herë të parë lidhjen shkak-pasojë
Përmes rrëzimit të lodrave fëmija kupton fuqinë që ka mbi to, që është shkaku përse ato bien dhe zhurmën që shkaktohet, si pasojë e veprimit të tij.
5.Fëmija edukohet me frymën e bashkëpunimit
Nëse ndërtoni diçka për fëmijën tuaj dhe e ftoni atë ta shkatërrojë, ai kupton se ju po e përfshini në aktivitetin tuaj dhe mësohet kështu me frymën e bashkëpunimit.
Lexo edhe: Lojerat qe stimulojne zhvillimin e shikimit te bebes
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu