Fëmija i dytë e bën jetën më të vështirë dhe përkeqëson shëndetin mendor të nënës, pranojeni si një gjë normale

0 0

Njerëzit shpesh thonë se ardhja në jetë e një fëmije të dytë nuk i ngarkon aspak prindërit, madje është diçka e lehtë sepse ata tashmë janë mësuar me fëmijën e parë. Duke fituar ekpseriencë njerëzit thonë se nënat tashmë e dinë si të sillen, kur të shqetësohen, kur të shkojnë te mjeku, sa duhet t’i ushqejnë fëmijët etj. Në të vërtetë, të bëhesh me fëmijën e dytë është shumë më e ndërlikuar se kaq dhe është mirë që kjo gjë t’i thuhet nënave.

Fëmija i dytë dhe presioni i kohës

Një studim i ri tregon se fëmija i dytë i vë prindërit përballë një presioni shumë të madh të kohës dhe shëndeti mendor i nënës përkeqësohet shumë sepse ajo mban të gjithë barrën. Me fëmijën e parë, presioni i të dy prindërve është i njëjtë, ndërsa me fëmijën e dytë është nëna ajo që e ndien më shumë presionin.

Në fakt, prindërit ndiejnë stres shumë të madh psikologjik kur mendojnë se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka që kanë nevojë.

Fëmija i dytë dhe shëndeti mondor i nënës

Studiuesit thonë se shëndeti mendor i nënës përmirësohet pas lindjes së fëmijës së parë, por përkeqësohet pas lindjes së fëmijës së dytë. Sepse tani brenda të njëjtës kohë ato do të kryejnë dyfshin e detyrimeve. Edhe sikur nënat të punonin më pak orë, presioni sërish do të ishte i njëjtë. Nëse nënat nuk do të kishin këtë presion kohor, shëndeti i tyre do të përmirësohej sa herë që lindnin një fëmijë.

Ndihma e shoqërisë

Nënat kanë vetëm 24 orë kohë dhe brenda këtij orari duhet të kryejnë gjithçka. Kohën nuk mund ta ndryshojmë, por mbështetja e njerëzve të afërt dhe shoqërisë mund të bëjë ndryshim shumë të madh në jetën e këtyre nënave. Studiuesit kanë vënë re se kur nënat nuk kanë më preisonin e kohës dhe gjejnë mbështetje nga ata që i rrethojnë, shëndeti i tyre mendor përmirësohet ndjeshëm.

Në këtë mënyrë edhe cilësia e jetës së fëmijëve do të përmirësohet.

Lexo edhe: Veshtiresite e nenave, nga nje nene e re






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X