- Lindja e fëmijëve
Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun;
- Përdorimi i kontraceptivëve oralë, në kohët e fundit
Kontraceptivët oralë e rrisin pak rrezikun, por pas ndërprerjes së përdorimit rreziku normalizohet pas 10 vitesh;
- Mjekimi me hormone pas menopauses
Rritja e rrezikut për kancer gjiri është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron), por rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij;
- Ushqyerja me gji
Ushqyerja me gji mund ta ulë lehtësisht rrezikun nga kanceri i gjirit, sidomos nëse vazhdon gjatë, për 1 vit e gjysmë ose dy vjet;
- Konsumi i tepruar i alkoolit
Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 – 5 pije të përditshme kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë që nuk konsumojnë alkool;
- Mbipesha dhe obeziteti
Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauses;
- Ushqimet me yndyrna të larta
Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin;
- Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik e ul rrezikun për kancer gjiri;
- Duhanpirja aktive e passive rrit rrezikun për kancer gjiri
Sa më shumë faktorë rreziku të ketë një grua, aq më e madhe është mundësia për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Lexo edhe: https://www.pernenat.al/muaji-tetor-muaji-i-kancerit-te-gjirit/
https://www.pernenat.al/cilet-jane-faktoret-e-kancerit-te-gjirit/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu