Cilet jane faktoret e kancerit te gjirit

0 0

– Shtatëzanitë dhe numri i lindjeve
Femrat që lindin para moshës 20-vjeçare kanë një rrezik deri në 50% më të ulët për të zhvilluar kancer të zhvilluar kancer të gjirit në krahasim me femrat e tjera. Gjithashtu, sa më i madh të jetë numri i lindjeve, aq më shumë zvogëlohet rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit. Abortet, sidomos gjatë shtatëzanisë së parë duket se rrisin rrezikun e zhvillimit të karcinomës mamare.
– Ushqyerja me gji
Efekti i ushqyerjes së fëmijëve me gji në zhvillimin e kancerit është kontradiktor. Gjithsesi, pranohet që ushqyerja me gji e fëmijëve i mbron pak femrat në drejtim të zhvillimit të kancerit të gjirit.
– Kontraceptivët oralë
Përdorimi i hershëm i tyre, sidomos para shtatëzanisë së parë, rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Megjithatë, duke marrë parasysh se kontraceptivët oralë ulin rrezikun e zhvillimit së kancerit të ovareve dhe endometrit, efekti i tyre konsiderohet pozitiv, sidomos tek gratë mbi 25 vjeç që kanë lindur të paktën një fëmijë.
– Menopauza
Ardhja e vonshme e menopauzës rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Kështu, gratë të cilat kalojnë në menopauzë në moshën 55-vjeçare kanë një rrezik rreth 20% më të lartë për të zhvilluar kancer të gjirit në krahasim me gratë të cilat kalojnë në menopauzë në moshën 50 vjeç.
– Alkooli
Konsumi i alkoolit është raportuar si një tjetër faktor rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit tek femrat. Natyrisht që, ky efekt është i pranishëm vetëm për sasi të ekzagjeruara të konsumit të alkoolit, pavarësisht se pranohet që edhe konsumi i moderuar mund të rrisë pak rrezikun e zhvillimit të sëmundjes. Ky efekt i rritjes së rrezikut nga konsumi i alkoolit I dedikohet rritjes së nivelit plazmatik të hormoneve seksuale.
– Obeziteti
Dhjamosja është e shoqëruar me zhvillimin e tumoreve të gjirit dhe të ovareve tek femrat në sajë të efektit estrogjenik. Megjithatë, ky efekt është i shprehur vetëm pas menopauzës. E kundërta ndodh me femrat para menopauzës. Obeziteti luan një rol protektiv në sajë të nxitjes së cikleve menstruale anovulatore më të shpeshta.
– Përmbajtja yndyrore e dietës
Në kuadrin e faktorëve të ushqyerjes, interesin më të madh e paraqet prania e yndyrnave në ushqimin e përditshëm, pasi yndyrnat e larta shkaktojnë rritje të nivelit të estrogjenit në gjak. Edhe ky faktor e rrit rrezikun kryesisht pas moshës së menopauzës. Pra, ky rrezik, në terma absolute nuk është shumë i madh.
– Ovarektomia
Heqja e vezoreve para moshës 40 vjeçare e ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit me më shumë se 50%.
– Menstruacionet
Sa më parë të shafqen periodat tek femrat, aq më i lartë është rreziku për zhvillimin e gjirit. Kështu, një vajze të cilës i kanë ardhur menstruacionet në moshën 12-vjeçare ka rreth 20% më shumë gjasa që të zhvillojë kancer gjiri në krahasim me një vajzë të cilës i kanë ardhur menstruacionet ne moshën 16-vjeçare. Ushqyerja e pa mjaftueshme dhe ngarkesa fizike e shtyjnë ardhjen e menstruacioneve duke ndikuar në këtë mënyrë në ulje të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit tek femrat.
– Karçinoma familjare
Rreziku i kancerit të gjirit rritet në rastet kur sëmundja është e pranishme tek nëna, motra, apo gjyshja e një femre, sidomos kur bëhet fjalë për histori të neoplazive bilaterale të pranishme para menopauzës. Për familjarët më të largët rreziku është shumë më i vogël.
– Karçinoma e trashëguar
Në shumë raste, zhvillimi i kancerit të gjirit i atribuohet një mutacioni gjenetik dhe manifestohet si neoplazi unike. Në raste të tjera, kanceri i gjirit manifestohet së bashku me neoplazi të tjera.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X