“Nomen omen”, thoshin romanët e vjetër, shprehje e cila ka kuptimin “tek emri i njeriut është e ardhmja”! Nuk ka asgjë më të vërtetë se kjo duke qënë se emri do ta shoqërojë fëmijën përgjatë gjithë jetës së tij, do të jetë ai që do të përdoret në të gjitha marrëdhëniet që do të krijojë fëmija e me rradhë. Emri i fëmijës është një përgjegjësi shumë e madhe dhe për këtë arsye duhet zgjedhur me kujdes dhe mbi të gjitha duhet të ketë një kuptim.
Keni nevojë për ndihmë? Ja disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë:
Emrat e shkurtër dhe “shik”
Ada, Ema, Mia, Leo, Elio, janë emra të shkurtër dhe që tingëllojnë shumë bukur në veshin e njeriut. Përveç këtyre ka edhe shumë të tjerë që mund të përdroni tek fëmijët tuaj.
Emrat e frymëzuar nga përrallat
Disa emra fëmijësh janë të frymëzuar nga përrallat dhe ndër më të njohurit mund të përmendim Aurora, Filip (Bukuroshja e fjetur), ata të frymëzuar nga personazhet legjendarë si për shembull Artur, si edhe ata të frymëzuar nga disa përralla më pak të njohura si për shembull Gofred dhe Ida, të cilët gjithashtu janë shumë të bukur për t’u përdorur tek fëmija juaj.
Emrat e frymëzuar nga heronjtë
Duke ju referuar historisë antike kemi sjellë për ju disa emra të bukur të cilët mund të përdoren edhe në ditët e sotme. Ndër më klasikët janë Cezar, Livia, Xhulia, Oktavio, Aurelian. Gjithashtu mund të zgjidhni edhe midis më antikëve dhe origjinalëve si, Berenise, Timoteo, Leonida, pa harruar edhe emrat e mitologjisë, Akil, Ulise, Hektor, Parid, Penelope, Diana, Leda etj.
Emrat e frymëzuar nga filmat
Emra të tillë na bëjnë të ëndërrojë, të dashurojmë, të qajmë, të mbushim sytë me lot, emra të cilët kanë pas tyre një histori të bukur të një filmi të mrekullueshëm që mund të kemi ndjekur. Vendosja e një emri të kinematografisë tek fëmija është një zgjidhje që mund të praktikohet dhe madje të tingëllojë mjaft mirë. Cilat janë sygjerimet tona në këtë rast? Eduard, Anastasia, Akil, Rosela, Keit, Xheims, Ermiona, Brixhit, Elisabeta, Aleksandra, Hektor etj.
Emrat klasikë dhe elegantë
Emrat klasikë janë ata që pavarësisht se koha kalon nuk dalin asnjëherë nga moda, mbeten gjithmonë të bukur dhe elegant, si për shembull Maria, Viktor, Marko, Elisa, Mikel, Konstanca, Valentina, Bianka etj.
Emra lulesh
Ndër më të përdorurit janë Margarita, Viola por të bukur ngelen edhe emrat Dalia, Erika, Jasmina etj.
Emrat me origjinë shqiptare
Një alternativë do të ishte edhe vendosja e një emri tradicional shqiptar.
Emrat vintage
Këta emra janë ata që kanë qënë në modë gjatë dhjetëvjecarëve të parë të vitit 1900, ndër të cilët mund të përmendim Elvira, Rita, Irma, Artur, Vanda, Amelia etj.
Emrat e frymëzuar nga historia
Këta janë emra që nuk zhduken asnjëherë dhe jetojnë në cdo epokë. Mund të jetë një emër mbreti apo mbretëreshe, një emër luftëtari etj. Kjo është një zgjedhje shumë e mirë pasi këta emra nuk dalin asnjëherë nga moda dhe kanë një domethënie.
Emrat e frymëzuar nga librat e fëmijëve
Këta janë emra që mund të gjendjen në librat e fëmijëve dhe ndër të cilët mund të përmendim Ariel, Erik, Anastasia, Jasmin, Emilio, Matilda, Matia, Olga, Oliver, Tea, Valentina, Ana etj.
Lexoni edhe: Emrat me te bukur per vajza dhe kuptimet e tyre
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu