Egoizmi tek fëmijët- këshilla për rritjen e një fëmije që dëshiron gjithçka për vete

Kur fëmijët rriten, ata i kushtojnë më shumë vëmendje vetes. Ky është një fenomen krejtësisht normal pasi fëmijët bëhen të vetëdijshëm se kush janë ata dhe kalojnë nëpër dinamika të reja kulturore dhe sociale.




0 0

Zakonisht, fëmijët e urrejnë mendimin se mund të jenë një njeri “i çuditshëm” në mes të një grumbulli njerëzish. Kështu që ata fokusohen në sjelljen e tyre dhe përpiqen që të përshtaten me njerëzit. Ekspertët zakonisht e quajnë këtë fazë zhvillimore si ‘audiencë imagjinare’, kur fëmijët besojnë se vëmendja e të gjithëve është mbi ta.

Ky lloj vetë-fokusimi është normal, por bëhet i gabuar kur kthehet në sjellje egoiste.

Çfarë e shkakton sjelljen egoiste tek një fëmijë?

Ka shumë shkaqe të sjelljes egoiste tek një fëmijë, dhe prindërit mund të jenë ata që kontribuojnë direkt ose indirekt në të:

  • Prindërit që e dëmtojnë fëmijën për arsyet e tyre negative, si duke e shmangur, duke i hedhur fajin etj.
  • Ndjenja e neglizhencës mund ta bëjë një fëmijë egoist.
  • Kur fëmija është i zemëruar, i dëshpëruar ose i shqetësuar dhe askush nuk i kushton vëmendje atij, ai mund të fillojë të fokusohet tek vetja pa u kujdesur për të tjerët.
  • Kur fëmija juaj është xheloz për vëllain ose motrën, ai mund të bëhet egoist.
  • Kur një prind ose ndonjë anëtar tjetër i familjes vepron si egoist, dhe fëmija mund të ndjekë modelin.
  • Kur prindërit nuk i vendosin kufij një fëmije, ai mund të bëhet egoist. Mungesa e disiplinës gjithashtu mund ta bëjë një fëmijë egoist.
  • Një fëmijë mund të bëhet egoist nëse prindërit e tij nuk i mësojnë atij vlerën e të qënit vetëmohues.
  • Kur një fëmijë ka zhvillim të pakët të inteligjencës emocionale dhe nuk di se si të kuptojë emocionet e të tjerëve.

Nëse fëmija juaj merr diçka nga miku i tij duke bërtitur është i ‘imi’ ose merr biskotën e fundit nga një pjatë pa pyetur askënd tjetër ose kur refuzon të ndajë lodrat e tij, ai mund të jetë egoist.

Si të rrisni një fëmijë që është egoist?

Hapi i parë për të ndryshuar sjelljen egoiste të fëmijës është duke kuptuar se kjo sjellje është një problem i madh dhe jo një fazë e përkohshme. Për të ndrequr sjelljen egoiste të fëmijës suaj, mund të ndiqni këto hapa:

  1. Gjeni rrënjën e problemit. Filloni duke hyrë në thelbin e problemit, pra duke gjetur arsyen pse fëmija është egoist. A është diçka e re? A po lufton me vëllezërit e motrat e tij? A janë rregullat e tua shumë të dobëta? Para se të shqetësoheni për pasojat, së pari, bëni një listë dhe shikoni se çfarë ka ndryshuar kohët e fundit me fëmijën tuaj, që mund ta bëjë atë të ndihet egoist.
  2. Mos toleroni. Për të korrigjuar sjelljen e fëmijës suaj, tregojini atij se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet. Duhet të jeni të qëndrueshëm dhe të vendosur, pasi kjo mund të jetë e vështirë nëse fëmija përmbush çdo trillim që mund të ketë. Vendosni rregulla se egoizmi kurrë nuk mund të shfaqet në shtëpi. Tregojini mosmiratimin tuaj nëse fëmija juaj vepron si egoist. Sigurohuni që t’i tregoni atij pse egoizmi është i gabuar dhe bëjeni të vetëdijshëm për pasojat e tij.
  3. Mësojeni të jete empatik. Fëmijët që mund të vendosin veten në vendin e të tjerëve dhe të ndiejnë dhimbjen e dikujt tjetër, kanë më shumë gjasa të jenë bujarë dhe altruistë. Pra, mësoni ndjeshmërinë e fëmijës duke treguar emocionet e njerëzve të tjerë. Tregoni mënyrat dhe shprehjet e fytyrës së njerëzve rreth tij për ta ndihmuar atë të kuptojë dallimin në mes të qenit i lumtur dhe i trishtuar.
  4. Vini në dukje mënyrën e kundërt. Mënyra më e mirë për të kuruar egoizmin është duke vënë në dukje të kundërtën. Do të ketë raste kur fëmija juaj do të bëjë veprime vetëmohuese; kur vëreni aktet e tij altruiste ose bujare, lavdërojei atë. Sigurohuni që të përshkruani veprimin e tij tek ai dhe i tregoni pse ishte e drejtë dhe pse e bëri personin tjetër të lumtur. Nëse veproni kështu, fëmija juaj ka të ngjarë të përsërisë veprimin më shpesh.
  5. Vendosni kufizime. Fëmijët bëhen egoistë nëse marrin gjithmonë atë që duan. Kjo është arsyeja pse ju duhet të vendosni kufijtë e duhur për fëmijën tuaj dhe të rrini me ta. Shmangni dhënien e lodrave apo ëmbëlsirave në qoftë se ai bërtet ose hedh diçka. Qëndroni të vendosur dhe sigurohuni që ai të kuptojë se nuk do të marrë atë që dëshiron sa herë që dëshiron, veçanërisht me një sjellje të tillë.
  6. Bëhuni një model që mund të ndjekë. Fëmijët ndjekin shembuj dhe prindërit janë ata që i tregojnë shembull gjatë gjithë kohës. Mos harroni të tërhiqni vëmendjen e tij kur bëni vepra të mira. Fëmijët imitojnë prindërit e tyre, kështu që duke qenë një model i mirë për të, ai do të bëhet altruist si ju.
  7. Shpërbleni fëmijën tuaj.

Ju gjithashtu mund të shpërbleheni fëmijën tuaj sa herë që ai kryen ndonjë vepër altruiste. Falënderojeni atë për veprën e mirë që bëri dhe shpjegojini pse ishte kaq veprim i mirë.

Lexo edhe: A janë egoistët më të lumtur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X