Djali juaj është shumë i ndjeshëm? Ja si të silleni me të që të mos ndryshojë nga të tjerët

0 0

Fëmijët e ndjeshëm janë burimi jonë i pashtershëm i jetës. Ata mund të na tregojnë kur gjërat janë të gabuara, kur ka rrezik dhe padrejtësi. Ata na paralajmërojnë se bota është shumë e ashpër, ndërsa njëkohësisht e zbutin atë me praninë e tyre. Ata janë qirinj që ndriçojnë errësirën, e sapo shohim drejt tyre dhe sytë përshtaten me dritën e tyre, dallojmë shqetësimin dhe shpresën.

Unë jam duke u fokusuar tek djemtë për këtë pjesë, sepse nuk kam përvojë me rritjen e një vajze të ndjeshme, por jam vetë një e tillë. Unë kam dy djem, njëri prej të cilëve është HSC (fëmijë shumë i ndjeshëm – një tipar që e mbart 20% e popullsisë), dhe rritja e një djali të ndjeshëm vjen me sfida por edhe bekime unike.

Çfarë është ndjeshmëria e lartë?

Këta fëmijë lindin me sisteme nervore që janë shumë të vetëdijshme. Ata ndiejnë thellësisht gjithçka dhimbjen, dashurinë, trishtimin, gëzimin. Ata mund të befasohen lehtë, nuk i pëlqejnë veshjet “jonormale” dhe nuk durojnë dot as një qepje në çorape. Ata shpesh janë të ndjeshëm ndaj erërave dhe vërejnë çdo ndryshim në mjedisin e tyre. Ata janë empatikë kur vuajnë të tjerët. Ata kanë jetë të brendshme shumë të pasur dhe bëjnë pyetje të thella. Ata mund të preferojnë të luajnë qetë dhe të shqetësohen nga vendet e zhurmshme ose ndryshimet e papritura.

Ne ende jetojmë në një kulturë ku është turp që djemtë të jenë të ndjeshëm, prandaj ne si prindër duhet të jemi kampionët e tyre.  Kur djemtë e ndjeshëm nuk përputhen me kodin “djalë” stereotipik ata shpesh largohen dhe nënçmohen nga shoqëria.

Ju mund të mendoni se nuk ekziston më ky absurditet por vetëm pak ditë më parë dëgjova që një djali të vogël që po qante po i thoshin “Djemtë nuk qajnë kështu”.  Kultura jonë ende pret që djemtë të jenë të ashpër dhe të shtypur emocionalisht. Për shkak të kësaj, të jesh shumë i ndjeshëm është veçanërisht sfiduese për djemtë.

Për fat të mirë, me mbështetjen e duhur, këta djem mund të kapërcejnë sfidat e tyre, por edhe të rriten si fëmijët e tjerë. Më poshtë ju tregojmë disa mënyra se si të mbështesni djalin tuaj të ndjeshëm:

Një mjedis i mirë është çelësi.

Shtëpia duhet të jetë një strehë e sigurt e një fëmije të ndjeshëm. Ata shpejt ndodhen të pranishëm kur ka tensione mes prindërve dhe mund të lëndohen thellësisht nga vëllezërit e motrat që e përqeshin.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për djalin tuaj të ndjeshëm është krijimi i një atmosfere në shtëpi që është e ngrohtë, qetësuese dhe e pranueshme. Mos lejoni vëllezërit e motrat të ngacmojnë ose ta përqeshin. Krijoni një kulturë në shtëpi ku fëmijët mbështesin njëri-tjetrin.

Si ta bëni këtë?

Ndërtoni marrëdhënie pozitive përmes darkave në tryezë, lojëra bashkëpunimi, tradita, biseda me zemër të hapur dhe kohë cilësore familjare.

Mos krahasoni fëmijët tuaj me njëri tjetrin, por gëzoni për veçantinë e çdo fëmije.

Bëjini të qarta rregullat se si duhet trajtuar njëri-tjetri, me respekt dhe dashamirësi. Kur një fëmijë thyen këtë rregull, “pasoja” është se ai duhet të bëjë ndryshime dhe të përmirësojë marrëdhënien. Kjo vjen pas një diskutimi për mënyrën se si e ka bërë të ndihet motrën/vëllain dhe pse është e rëndësishme të përmirësohet.

Minimizoni konfliktet. Ndonëse çdo fëmijë mund të alarmohet apo frikësohet nëse dëgjon prindërit të grinden, fëmijët shumë të ndjeshëm ka gjasa të preken edhe më shumë nga konflikti mes prindërve.

Ruani të njëjtën marrëdhënie të sigurt

Një lidhje pozitive mes nënës dhe djalit është e rëndësishme për të gjithë djemtë, por është veçanërisht e rëndësishme për djemtë e ndjeshëm. Ekziston një frikë shoqërore për rritjen e “djemve të mamasë” dhe për ngacmime, të cilat na çojnë që të ndahemi para kohe nga djemtë tanë. Nëna duhet të mbetet emocionalisht e lidhur me djalin e saj të ndjeshëm.

Ai do të marrë shumë mesazhe jashtë shtëpisë nga bashkëmoshatarët, mësuesit, mediat dhe trajnerët se ka diçka që nuk shkon me të dhe ka nevojë për dikë që t’i japë mesazhin se ai është një fëmijë i mrekullueshëm, i denjë dhe i dashur.

Ja disa këshilla për t’i qëndruar afër fëmijës suaj të ndjeshëm:

  • Luani me të. Kjo është mënyra më e lehtë për të lidhur zemrën tuaj me zemrën e çdo fëmije. Lojërat duhen ndryshe me fëmijët e ndjeshëm. Ju mund t’i mësoni biçikletën, libra komikë apo video lojëra dhe të hyni në botën e tij.
  • Bëni përqafime, përplasni grushtat me njëri-tjetrin, apo duke i ledhatuar flokët mund të krijoni një dashuri fizike me të.
  • Qeshni së bashku. Victor Borge shkruante: “E qeshura është distanca më e afërt midis dy njerëzve”. E qeshura e përbashkët i forcon marrëdhëniet, prandaj gjeni diçka të këndshme!
  • Bëhuni reflektor i tij i dritës. Theksoni shumë tipare të mrekullueshme të djalit tuaj. Shihni të mirën në të dhe tregojini atij ato që ju i shihni, sepse ka mjaftueshëm njerëz që do t’I tregojnë se çfarë nuk shkon me ta. Është puna jonë, si nëna, t’u themi atyre atë që është e drejtë, e mirë dhe e vërtetë.
  • Shmangni disiplinën e ashpër dhe hiqni nga fjalori juaj fjalët që mund ta lëndojnë fëmijën e ndjeshme. Në vend të disiplinës fizike zgjidhni një disiplinë më të përshtatshme. Kritijojeni atë por bëjeni butësisht.

Mësojeni atë se si të menaxhojë emocionet e tij të forta dhe të thella.

Djemtë e ndjeshëm i ndiejnë të gjitha emocionet më shumë se 80% e popullsisë që nuk janë shumë të ndjeshëm, prandaj është e rëndësishme të mësosh djalin tënd për ndjenjat e tij dhe si të përballet me to.

Është shumë e rëndësishme të mos e bëni atë të ndihet si i çuditshëm apo se e ka gabim meqenëse ndien emocione të tilla.  Është gjithashtu e rëndësishme për të vërtetuar diçka, por jo për të ekzagjeruar përvojën e tij. Për shembull, duhet të thoni “E di që të dhemb kur e prek gishtin. Po shkoj të të marr pak akull” dhe jo ta ekzagjeroni duke i thënë “Oh i gjori fëmija im. Kushedi sa të dhemb. Më lër ta shoh! Kjo duket vërtet shumë e dhimbshme, e di që të qahet.”

Ja disa këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj të trajtojë emocionet e tij:

  • Mësojini atyre se si të marrin frymë thellë, të përqafojnë shokun e tyre të qetë, apo të vizatojnë se çfarë ndiejnë kur po kalojnë moment të vështira.
  • Përdorni lojëra dhe aktivitete për të mësuar rreth ndjenjave të tyre.
  • Mësojini fëmijës të vendosë kufij. Fëmijët e ndjeshëm shpesh janë njerëz që kënaqin të tjerët dhe perfeksionistë. Ata duan të bëjnë këdo rreth tyre të lumtur dhe ndonjëherë shtrojnë nevojat e të tjerëve para të vetave. Mësojuni atyre se vendosja e kufijve nuk i bën ata egoistë dhe kjo nuk është e gabuar (madje është gjë e bukur) që të jetë me të meta dhe të papërsosur.
  • Jepuni atyre zë brenda shtëpisë në mënyrë që ta ngrenë zërin edhe jashtë saj.
  • Mësojuni atyre që të besojnë intuitën e tyre dhe t’i respektojnë instinktet e tyre.
  • Luani role me situata ku ata mund të kenë nevojë për të vendosur kufij.

Mund të jetë e vështirë të rrisni djem të ndjeshëm, por duhet të përpiqeni t’i trajtoni në mënyrën më të mirë pa penguar rritjen e tyre. Duke qenë shumë protektivë ndaj tyre bëni gabim pasi po i tregoni fëmijës se ai nuk është në gjendje për të bërë diçka.

Lexo edhe: Cili nga femijet eshte me i pavaruar dhe cili me i ndjeshem?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X