E mbroni femijen tuaj, por pa e ekzagjeruar!

0 1

Detyra e prindërve është ta bëjnë fëmijën të krijojë një imazh sa më pozitiv brenda vetes së tyre edhe kur realiteti nuk do të jetë i tillë. Për të arritur këtë ju duhet ta mbroni atë në mënyrë të tillë që njëkohësisht të favorizoni edhe njohjen e tij me botën e jashtme, në mënyrë që të jetë autonom.

7 rregullat e arta për nënën dhe babain

  1. E lejoni të njihet në mënyrë graduale me botën e jashtme. Ai duhet të njihet me realitetin që e rrethon dalëngadalë në mënyrë që të mos krijojë pasiguri brenda vetes.
  2. I jepni mundësinë të kuptojë se edhe pse gjërat nuk shkuan ashtu si duhej, apo edhe nëse gaboi ka mundësi për ta rregulluar atë. Në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të futet me guxim në diskutime dhe të pranojë sfidat.
  3. Mos e mbroni fëmijën më shumë se sa Kjo do ta bëjë atë të ndihet i pasigurt.
  4. E siguroni se mundet ta bëjë diçka kur thotë se nuk është në gjendje. Ai është duke u rritur dhe zhvilluar dhe ju duhet ta bëni të kuptojë se veprimet mund të përmirësohen.
  5. Fëmija duhet të ndiejë se i ka të dy prindërit pranë. Ata duhet të jenë atje për ta lavdëruar në një moment dhe për ta ngushëlluar kur lëndohet, por pa e dramatizuar situatën.
  6. Kujdes! Nëse do të kujdeseni më shumë se duhet për sigurinë e fëmijës do ta bëni atë të kërkojë edhe më shumë përkujdesje. Dëshira juaj për mbrojtje ndaj fëmijës do të shkaktojë ankth tek ai.
  7. Për sigurinë e fëmijës duhet të kujdeset edhe babai, ashtu si edhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Rreth muajit të 8 fëmija fillon të jetë edhe më i ndërgjegjëshëm rreth realitetit ku jeton.

Lexoni dhe: Si te perjetojme pa ankth marredhenien prind femije?

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X