Dritat e klubeve apo koncerteve mund të shkaktojnë kriza epileptike

Një 20-vjeçar i cili është rrëzuar në një festival muzikor për shkak të një krize epileptike në Holandë, ka ngjallur kureshtjen e shkencëtarëve.




0 0

Edhe pse dukej e tmerrshme, rasti i tij nuk ishte unik pasi studiuesit zbuluan se dritat elektronike në klube trefishonin rrezikun për të pasur një krizë epilepsie.

“Pavarësisht nëse efektet e dritës stroboskopike janë përgjegjëset e vetme ose nëse privimi i gjumit dhe abuzimi me substancat mund të luajnë rol gjithashtu, interpretimi i duhur është se festivalet e mëdha të muzikës, sidomos gjatë natës bëjnë që një numër njerëzish të vuajnë nga krizat epileptike”, thonë autorët e studimit.

Humbja e vetëdijes

Studiuesit grumbulluan të dhëna për njerëzit në publik që kishin nevojë për ndihmë mjekësore gjatë 28 ditëve dhe netëve kërcimi në Hollandë në vitin 2015. Pjesëmarrja e përgjithshme ishte më shumë se 400.000.

Shenjat e krizave të mundshme epilektike përfshinin humbjen e ndërgjegjjes, dridhje nervore të muskujve, kafshimin e gjuhës dhe mosmbajtjen e urinës.

Afërsisht 242.000 njerëz morën pjesë në koncertet e natës ku u përdorën dritat elektronike dhe rreth 159.000 shkuan në festivalet ditore ku dritat elektronike ishin më pak intensive për shkak të dritës së diellit. Midis tyre, pothuajse 3.000 kishin nevojë për  ndihmë mjekësore, ndër të cilët 39 patën kriza epilepsie.

Rreziku i krizave ishte katër herë më i lartë në festivalet gjatë natës ku dritat elektronike ishin më të forta, sesa gjatë ditës.

Epilepsi nga ndjeshmëria e dritës

Një pjesë e studimit përfshinte analizimin e përdorimit të ekstazës dhe drogërave në klube, e cila mund të sjellë një rrezik më të madh të krizave epileptike. Por studiuesit përjashtuan drogërat si shkaku e vetëm të krizave epileptike.

Raporti u botua në internet në revistën BMJ Open.

Ky studim nuk mundi të provojë se dritat elektronike shkaktojnë krizat epileptike, por ama gjeti një lidhje midis të dyjave.

Autorët rekomanduan që kushdo që është në rrezik për një reagim ndaj dritave të tilla duhet të shmangë festivalet e muzikës elektronike. Nëse shkoni në këto klube, sigurohuni që të flini mjaftueshëm, mos merrni drogëra dhe mos qëndroni afër skenës.

Nëse përjetoni ndryshime që i paraprijnë krizave epileptike, largohuni menjëherë.

Lexo edhe: Zbulim i ri për epilepsinë, së shpejti kura të personalizuara






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X