Veprimi i parë që nëna bën pas lindjes së fëmijës është vendosja e tij në gji, proçes që do të favorizohet edhe më shumë nga vendosja e fëmijës në kontakt me lëkurën e nënës.
Qumështi i pare, kulloshtra
Fëmija do të pij menjëherë qumështin e verdhë dhe të trashë që do të dalë nga gjinjtë tuaj edhe gjatë periudhës së fundit të shtatzanisë. Pas 3-4 ditësh do të vijë qumështi i maturuar.
Fillojnë rrjedhjet e gjakut
Gjatë 3-4 ditëve të para gjakderdhja do të jetë më e bollshme, me të cilën do të dalin jashtë edhe mbetjet e fundit të shtatzanisë. Pra do të dalin edhe koagula gjaku (copa gjaku). Higjena intime duhet të jetë maksimale.
Nëse nëna është me Rh negativ
Nëse nëna ka sjellë në jetë një fëmijë me Rh pozitiv, brenda 72 orëve nga lindja duhet të marrë 350-400 mg gamaglobulinë anti-D, e cila do të eleminojë mbetjet e Rh pozitiv që ka në organizëm. Kjo do të evitojë rreziqet për shtatzaninë e dytë. Kjo gjilpërë nuk kryhet në të gjitha rastet, por vetëm në rast se fëmija ka Rh pozitiv të trashëguar nga babai. Për shtatzaninë e parë nuk ka asnjë problem.
Lexoni edhe: Jeta para dhe pas lindjes se femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu