Dita e parë e shkollës, ja çfarë duhet të bëjnë nënat

0 0

Së shpejti fëmijët do të rikthehen në kopshte dhe shkolla, po ti si nënë ç’do të bësh më pas?

Unë  do të shkoj në Disney World!

Gjetja e mënyrave për t’i mbajtur fëmijët argëtuar gjatë verës nuk është gjë e thjeshtë. Deri në afrimin e ditës së shkollës, prindërit tashmë po bëjnë çantat e fëmijëve të tyre gati dhe numërojnë ditët derisa autobusi të vijë për t’i marrë. Kur arriti përfundimisht momenti i shumëpritur, DiNoto u ndje sikur ishte në parajsë, ose më saktë në vendin më të lumtur në tokë. Kështu veproi nëna e dy fëmijëve duke i dhuruar vetes një udhëtim shumë të nevojshëm ditor në Disney.

“Këtë, miqtë e mi. Këtë duhet të bëni pasi të çoni fëmijët tuaj ditën e parë të shkollës”, shkruan DiNoto në Instagram.

Pyesni ndonjë prind të ri që ka qenë në Disney kohët e fundit dhe ata do t’ju thonë: Navigimi i botës magjike ishtekrejtësisht ndryshe para se të bëheshim me fëmijë. Në atë kohë, shqetësimi juaj i vetëm ishte ku shiteshin  akulloret më të afërta Mickey. Por kur fëmijët janë pjesë e përgjegjësive tuaja, është një peshë krejt tjetër. Vendi më i lumtur në Tokë mund të mos duket më aq i lumtur.

Megjithatë përtej shakave, kujtimet që prodhoni kur vizitoni Disney World me fëmijët tuaj janë të paharrueshme, por nuk është turp t’i lini ata në shtëpi, ose në këtë rast në shkollë, për të shfrytëzuar pak kohë vetëm duke u argëtuar.

Duke u ndjerë e lirë si një zog, mamaja fotografoi pjesët ikonike të parkut dhe ishte e sigurt se do t’i tregonte botës se po festonte ditën e parë të shkollës së fëmijëve të saj.

“Kur fëmijët u kthyen nga shkolla ata ishin të ngazëllyer për ditën e tyre të parë në shkollë dhe unë isha e ngazëllyer që kalova pak kohë vetëm” tregon nëna e dy djemve duke dhënë mesazhin për çdo nënë tjetër që të gjejë kohë të argëtohet, tani që fëmijët do t’i rikthehen rutinës së mëparshme me ardhjen e vjeshtës.

Lexo edhe: Shkolla dhe interneti shkaktojnë depresion te fëmijët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X