Shkolla dhe interneti shkaktojnë depresion te fëmijët

0 0

Adoleshentët dhe fëmijët sot përballen me jetën e përditshme me më pak pozitivitet. Ata kanë frikë të rriten, të përballen me të tjerët, të përballen me vështirësitë e vogla dhe të mëdha të çdo dite. Ndonjëherë sinjale të vogla ose disa reagime që mund të përfaqësojnë një zile alarmi, nënvlerësohen.

Shkurtimisht, fëmija është në depresion në epokën e miqësive virtuale sepse janë më të vetmuar dhe të keqkuptuar.

Nivelet e larta të pakënaqësisë

Një studim i kryer nga fondacioni Girlguiding në më shumë se 1900 të rinj britanik tregoi se pakënaqësia prek gjysmën e pjesëmarrësve. Jo vetëm shkolla, por edhe media sociale, është një çështje shqetësimi. Nga fëmijët dhe adoleshentët e përfshirë në studim, vetëm një në dy pretendon të jetë i lumtur, krahasuar me 41% të 10 vjetëve më parë. Edhe Facebook, Twitter dhe Instagram janë një burim stresi dhe trishtimi. Në veçanti, 59% e adoleshentëve deklarojnë se rrjetet sociale janë ndër shkaqet kryesore të shqetësimit, ndërsa për 69% janë thjesht lëndët akademike (provime dhe teste).

Ndër fëmijët dhe adoleshentët ka gjithashtu një rritje të konsiderueshme të rasteve të ankthit: nga 50% në 64%. Dhe gjysma e të rinjve që pretendojnë të jenë të pakënaqur po ashtu thonë se kjo gjendje ndikon në mirëqenien mendore.

Adoleshentët të pakënaqur me trupat e tyre

Gjithashtu për shkak të modeleve vazhdimisht të ekspozuara në TV dhe në internet, 41% e adoleshentëve nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre fizike.

67% e vajzave të intervistuara mendojnë se nuk kanë të njëjtat mundësi si bashkëmoshatarët e tyre. 73% mendojnë se do të duhet të punojnë më shumë se meshkujt (57% e 2011) për të pasur sukses në jetë.

Lexo edhe: Çfare duhet te dini per depresionin e femijeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X