Dhimbjet e këmbëve gjatë shtatzanisë

0 0

Shtatzënia është një periudhë që jo të gjitha nënat e kalojnë me probleme dhe komplikime. Megjithatë, shumica e grave shtatzëna kanë disa simptoma shumë specifike.

Po çfarë?

Dhimbje koke, dhimbje të veshkave, madje edhe dhimbje të fytit. Këto me shumë mund të quhen bezdisje, por që nuk të çojnë në ndonjë komplikim. Këto probleme mund të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe janë për shkak të ndryshimeve hormonale të shtatzënisë. Për këtë arsye mund të prekeni edhe nga dhimbja e këmbëve gjatë shtatzënisë. Sidomos në muajt e fundit ky problem ndihet më shpesh. Për fat të keq nuk ka shërim për këmbët e fryra dhe për dhimbjen që shkaktojnë. Prandaj mjekët këshillojnë gratë shtatzëna që të përpiqen të kenë një mënyrë jetese sa më të shëndetshme.

Dhimbje inguinale në shtatzëni?

Hernia është një ënjtje që paraqitet poshtë lëkurës për shkak të daljes së organeve të brendshme nga një çarje ose vrimë në murin e barkut. Kjo ënjtje që shkaktohet nga hernia herë-herë është më e shprehur, herë-herë zhduket. Gjatë ngritjes në këmbë kur kollitemi shtrëngohemi, hernia bëhet më e dukshme, ndërsa në pozicionin shtrirë ajo zhduket.

Në këtë rast, organet që gjenden brenda qeses së hernies kthehen brenda në bark. Më shpesh brenda qeses së hernies gjenden zorrët. Në fazat më të përparuara të hernies enjtja ështëdhe pacienti përpiqet ta shtyjë këtë hernie brenda për t’u qetësuar. Kjo dhimbje është gjithashtu një nga problemet e përsëritura gjatë shtatzanisë. Në të vërtetë nuk është një patologji siç mund të jetë pubalguia, por një bezdi e përkohshme.

Kalciumi dhe vitaminat D ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen e ijeve tek gratë shtatzëna.

Acid laktik në këmbë

Dhimbja e këmbëve mund të ndodhë edhe për shkak të pranisë së acidit laktik. Është një substancë që zakonisht e prodhon trupi ynë, madje edhe kur është në pushim. Periudha e shtatzënisë në disa raste rrit prodhimin e acidit laktik. Një nga gjërat që mund të bëni është të vendosni akull në këmbë dhe të pini sa më shumë ujë.

Djegiet në shpinë

Dhimbja e shpinës në shtatzëni është shumë e zakonshme. Ky çrregullim është veçanërisht intensiv në muajt e parë. Ndonjëherë kjo dhimbje mund të ndikojë edhe në këmbët dhe në kockat e legenit. Këto probleme mund të zhvillohen edhe nga pesha që nëna merr gjatë përiudhës së shtatzanisë. Disa gra raportojnë se përveç dhimbjes së shpinës ndiejnë gjithashtu një lloj djegieje. Mbi të gjitha në fillim të një shtatzanie, shumë gra përjetojnë dhimbje në të dyja anët dhe në pjesën e poshtme të barkut. Këto dhimbje krahasoheshin me dhimbjen që ndiejnin kur ju vinte cikli.

Dhimbjet në shtatzëni janë shumë të shpeshta. Megjithatë janë simptoma të shkaktuara nga ndryshimet hormonale.

Dhimbje të veshkave në shtatzëni?

Dhimbje e veshkave në shtatzani ndodhin kur ka infeksione në traktin urinar.

Ngacmim në këmbë

Dhimbje por ndonjëherë edhe shpim. Këto janë simptomat që na tregojnë se shtatzanisë po i vjen fundi dhe se bebi po bëhet gati për të lindur. Ka edhe nëna që kanë probleme me qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ënjtja e këmbëve gjatë shtatzanisë është shumë e shpeshtë, sidomos në tre muajt e fundit të shtatzënisë.

Arsyeja? Sepse gjatë shtatzënisë gjaku grumbullohet dhe nuk qarkullon siç duhet. Kjo bën që këmbët të fryhen më shumë se normalisht. Por është mirë të merrni disa masa paraprake.

Ndërkohë që flini mund vendosni një jastëk nën këmbë i cili mund t’ju ndihmojë në qarkullimin e gjakut.

Lexo edhe: Kembet e fryra, si te lehtesojme dhimbjet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X