Kembet e fryra, si te lehtesoni shqetesimet?

0 0

Në shtatzani vihet re një fryrje e gjymtyrëve të poshtme, sidomos në muajt e fundit dhe gjatë stinës së verës dhe kjo gjendje shkaktohet nga qarkullimi jo i mirë i gjakut në vena si edhe nga delikatesa e kapilarëve. Zakonisht simptomat shfaqen në mbrëmje dhe pas një dite të lodhshme por mund të ndodhë që të shfaqen edhe pas një qëndrimi të gjatë në pozicion ulur.

Zakonisht ky shqetësim shfaqet më tepër në stinën e verës pasi temperaturat e larta dhe lagështira favorizojnë hapjen e venave në gjymtyrët e poshtme.

Si të lehtësojmë simptomat?

  • Bëni aktivitet fizik. 2-3 herë në javë ndjekja e një sporti të përshtatshëm do t’ju ndihmojë shumë.

  • Ushqehuni shëndetshëm dhe kujdes me kilet e tepërta. Pesha shtyp edhe më tepër enët e gjakut duke e theksuar edhe më tepër një simptomë të caktuar.

  • Ndërroni shpesh pozicion, qoftë nëse jeni ulur apo në këmbë. Të paktën për 2 minuta në cdo 1 orë.

  • Pushoni me këmbët e vendosura pak lart, rreth 15-20 cm të ngritura.

  • Kujdes me përdorimin e takave. Nëse keni mundësi ruani formën natyrale të këmbës, pra pa e lodhur me taka të larta.

  • Kujdes me veshjen. Ajo duhet të jetë tepër e bollshme.

  • Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera të shëndetshme. Një hidratim i mirë është shumë i rëndësishëm.

  • Bëni dush me ujë jo të nxehtë, por të ngrohtë në mënyrë që enët e gjakut të mos zgjerohen më tepër.

  • Bëni masazhe. Kjo do të lehtësojë ndjesinë e fryrjes dhe peshës që mund të ndieni tek këmbët.

  • Mund të përdorni një medikament të caktuar, gjithmonë pas jua ka rekomanduar edhe mjeku. Ato aplikohen në formën e një kremi apo xheli por edhe në formën e pluhurit apo kokrrave që merren nga goja.

Lexoni dhe: Edemat e kembeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X