Edemat e kembeve

0 0

Shfaqja e edemave shkaktohet nga një akumulim i ekzagjeruar i përbërjes limfatike në inde. Ajo është një gjendje tipike e gjymtyrëve të poshtme ose të sipërme dhe vjen si pasojë e menjëhershme e bllokimit ose dëmtimit të sistemit limfatik, duke bërë që gjymtyra e prekur të enjtet dhe për pasojë të mos funksionojë në mënyrën e duhur.
Pse shfaqen edemat?
Edemat mund të shkaktohen si pasojë e:

– Qëndrimit të gjatë në këmbë;
– Dobësimit të valvulave të venave në pjesën e poshtme të këmbës;
– Përdorimit i drogës, qetësuesve apo medikamenteve që stabilizojnë presionin e gjakut;
– Reaksioneve alergjike, inflamacioneve, djegieve, traumave, mpiksjes së gjakut dhe kequshqyerjes;
– Konsumimit të sasive të mëdha të kripës;
– Shtatëzanisë.
Sipmtomat
Një nga simptomat që e dallon në mënyrë të menjëhershme edemën është enjtja kronike e gjymtyrëve, e cila mund të shfaqet si në të poshtmet ashtu edhe në të sipërmet në mënyrë asimetrike, pra shfaqet vetëm në njërën prej gjymtyrëve. Por, kjo nuk do të thotë se nuk njihen raste të prekjes së të dy gjymtyrëve nga edemat, ku gjithsesi njëra prej tyre shfaq enjtje më të mëdha se tjetra. Këto simptoma janë të ndryshme për pacientë të ndryshëm, ku në disa prej tyre mund të shfqet një enjtje e lehtë dhe në disa të tjerë gjendja mund të komplikohet shumë.
Krahas edemave kronike personi i prekur mund të shfaqë edhe simptoma të tjera si:
– Ndryshim të ngjyrës së lëkurës. Ajo ka tendencë të duket më e celët dhe më e shndërtishme krahasuar me gjymtyrën e paprekur;
– Vështirësi në të lëvizurit dhe të përthyerit e gjymtyrës;
– Trashje të lëkurës;
– Lëkurë delikate dhe lehtësisht e prekshme nga infeksionet;
– Kruarje dhe tension në lëkurën e gjymtyrës së prekur;
– Ndjesia e vazhdueshme e shtrëngimit të gjymtyrës së prekur.
Edema nuk është një sëmundje që shkakton dhimbje, dhe shpesh pacientët kur shprehin se kanë dhimbje i referohen ndjesisë së shtypjes që kanë në gjymtyrë.
Si bëhet diagnostikimi?
Mjeku bën vlerësimin e gjendjes së gjymtyrës në mënyrë direkte.
Në disa raste mund të nevojitet të bëhen edhe disa kontrolle të tjera, kryesisht nëse edema është shkaktuar nga:
– Insufiçienca kardiake;
– Insufiçienca renale;
– Insufiçienca hepatike.
Kontrollet mund të përfshijnë rezonancën magnetike, doplerin etj.
Terapia
Për edemat nuk ekziston një kurë që shëron plotësisht gjendjen. Megjithatë pacienti duhet të ndjekë një program të caktuar terapie në mënyrë që ë reduktojë simptomat si edhe për të përirësuar gjendjen e gjymtyrës.
Limfodrenazhi manual përbën një nga shtyllat kryesore të terapisë. Ky masazh manual bën që sistemi limfatik të stimulohet në mënyrë mekanike. Linfodrenazhi mundëson “zbrazjen” e nyjeve limfatike pasi ai favorizion kullimin limfatik të indeve, dhe për pasojë do të përmirësohet e gjithë kinetika e sistemit limfatik.
Një mënyrë tjetër që mund të përdoret në procesin e terapisë është edhe vendosja e bendave (fasho) elastike, të cilat zvogëlojnë edemat. Terapia duhet të jetë e kufizuar nëse pacienti paraqet probleme me:
– Diabetin;
– Insufiçiencën kardiake;
– Infeksione akute të lëkurës;
– Tumor;
– Trompozën;
– Hipertensionin.
Para fillimit të terapissë komplekse (me medikamente) duhet të specifikohet arsyeja që e ka shkaktuar këtë patologji, për shembull nëse ajo ka prejardje bakteriale duhet të kurohet me antibiotikë specifikë.
Në disa raste edemat kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale me anën e së cilës hiqen indet e tepërta të gjymtyrës së prekur. Por, edhe në këtë rast nuk mund të themi se edema do të zhduket plotësisht, edhe pse enjtja do të reduktohet ndjeshëm.

Lexo dhe:Këmbët e fryra gjate shtatzanise: Shkaqet dhe simptomat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X