Dhimbja e fytit tek femijet

0 0

Kjo është një sëmundje tepër e bezdisshme për fëmijën dhe kryesisht shfaqet kur moti është i ftohtë, dhe zakonisht prek më tepër fëmijët që frekuentojnë kopshtin apo shkollën.

Kemi të bëjmë me tipe te ndryshme dhimbjesh fyti

Dhimbjet mund të jenë 3 llojesh: laringit, faringit dhe trakeid, të cilat i përkasin inflamacionit të zonës përkatëse dhe konkretisht: laringut, faringut dhe trakesë. Nëse laringu do të shfaqë inflamacion fëmija do të ketë edhe zë disi të ngjirur dhe më të ulët.

Djegia dhe vështirësia në të gëlltitur

Në përgjithësi simptomat janë të njëjta. Fëmija ndien djegie në fyt dhe ka vështirësi në të gëlltitur, shoqëruar gjithashtu edhe nga ndjesia e të pasurit një trup të huaj në fyt. Ai gjithashtu mund të shfaqë kollë, temperaturë, gjendje të përgjithshme jo të mirë etj. Në rast se fëmija ka trakeid do të ndiejë edhe djegie në gjoks dhe frymëmarrje të rënduar.

Si trajtohet dhimbja e fytit?

Fëmija duhet të qëndrojë shtrirë, nuk duhet të flasë shumë, dhe në rast se do të ketë temperaturë mjeku mund t’ju rekomandojë të përdorni paracetamol. Shërimi do të favorizohet nëse fëmija pi shumë lëngje në mënyrë që të hidratohen mirë mukozat. Do t’ju këshillonim çajin, qumështin e ngrohtë, lëngjet e frutave të shtrydhura por edhe ujin. Tek fëmijët e rritur mund të përdorni edhe mjalt. Përdorimi i shallit do të jetë në favor të rikuperimit më të shpejtë si edhe përdorimi i një sprai, gjithmonë me këshillën e mjekut. Antibiotiku duhet të përdoret vetëm nëse keni të bëni me një infeksion bakterial dhe vetëm pas këshillimit të mjekut.

Lexoni edhe: Cfare te bejme nese femija ka temperature?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X