Dhëmbët e qumështit mund të ndihmojnë për të kuptuar nëse fëmijët kanë rrezik të preken nga problemet mendore

0 0

Dhëmbët e fëmijëve mund të përdoren për të identifikuar ata  fëmijë që rrezikojnë të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor, thotë një studim.

Kërkimi gjithashtu gjeti një lidhje midis gjendjes së dhëmbëve të fëmijëve kur bien dhe sjelljes së tyre.

Identifikimi i këtyre të vegjëlve që mund të kenë probleme do t’i lejonte ata të merrnin ndihmë psikologjike përpara se problemet të zhvilloheshin.

Dr. Erin Dunn, nga Spitali i Përgjithshëm Massachusetts, analizoi dhëmbët e qumështit dhe shëndetin mendor të 37 fëmijëve gjatë disa viteve.

Fëmijët me smalt të hollë – pjesa e jashtme e dhëmbit – kishin më shumë gjasa të zhvillonin probleme të veçanta psikologjike.

Këto probleme përfshinin agresionin, hutimin, impulsivitetin dhe armiqësinë.

Dr Dunn tha se dhëmbët janë po aq parashikues i mirë sa statusi socio-ekonomik, i cili është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shëndetin e dobët mendor.

Ajo shtoi: “Si një komunitet shkencor, kemi kaluar dekada duke u përpjekur të gjejmë mënyra për të identifikuar njerëzit – veçanërisht fëmijët – të cilët janë në rrezik të kenë probleme të shëndetit mendor në të ardhmen. Kjo fushë e shkencës është me të vërtetë e papritur sepse ka kaq pak vëmendje për përdorimin e dhëmbëve në psikiatri. Antropologët apo arkeologët përqëndrohen tek dhëmbët përgjatë gjithë viteve. Por për hulumtuesit në fushën e shëndetit mendor, kjo është shumë e re.”

Dhëmbët shërbejnë si regjistrues i edukimit të një të riu dhe mund të zbulojnë cilësinë e dietës së tyre dhe nivelet e tyre të stresit.

Lexo edhe: Kur fillojne te bien dhembet e qumeshtit

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X