Mjekët: Mos përdorni bizhuteri kur i dalin dhëmbët fëmijëve, janë shumë të rrezikshme

0 0

 

Administrata e ushqimit dhe ilaçeve në Shtetet e Bashkuara i ka bërë thirrje të gjithë prindërve të mos përdorin asnjë varëse, byzylyk apo bizhuteri të tjera për të qetësuar dhimbjet e fëmijëve nga dalja e dhëmbëve. Raporti i fundit vë në dukje të gjitha rreziqet që lidhen me përdorimin e tyre.

Jo bizhuteri për dhëmbët

Kjo nismë është marrë duke u bazuar në historitë e shumë prindërve që i kanë përdorur dhe gjërat me fëmijët e tyre kanë shkuar keq. Një rast përfundoi tragjikisht, pasi një foshnjë 18-muajsh u mbyt për vdekje nga varësja, sepse e kishte zënë gjumi.

Rreziku i mbytjes dhe infektimit nga bizhuteritë

Përveç këtyre rreziqeve fatale, autoritetet ngrejnë zërin edhe për rrezikun e infeksioneve, acarimit apo shpimit të mishrave të dhëmbëve.

Ekziston një ide e gabuar se këto bizhuteri janë bërë posaçërisht për të lehtësuar fëmijët nga dhimbjet kur ju dalin dhëmbët. Në të vërtetë nuk është kështu. Rreziku i acarimit së bashku me rrezikun e mbytjes duhet të jenë arsye të mjaftueshme për të mos i përdorur ato me fëmijët tuaj.

Bisedoni me pediatrin tuaj për të gjetur mënyra alternative për të reduktuar sikletin për fëmijën.

Shmangni kremrat, xhelët, sprajt, solucionet, tabletat apo çamçakëzin për fëmijët më të vegjël se 2 vjeç.

Lexo edhe: Dalja e dhembeve, si te lehtesojme dhimbjet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X