Dëshira e aktores së famshme për nënat

0 0

 

Muaji maj është shumë i rëndësishëm për nënat. Këtë muaj festohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor të Nënës. Ndërsa është zyrtarisht e njohur më 1 maj, fillon një festë njëmujore për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet e shëndetit mendor të nënës, për t’i dhënë fund stigmës dhe për të ndihmuar gratë të marrin trajtimin dhe mbështetjen që u nevojitet.

Aktorja e dashur Chrissy Teigen po e përdor atë si një moment për të sjellë depresionin postpartum në qendër të vëmendjes. Teigen u bashkua me strukturat shëndetësore të grave Allegheny Health Network (AHN) për të udhëhequr fushatën sociale #DëshiraImePërNënat për të hapur dialogun mes grave për të ndarë historitë dhe këshillat e tyre me të tjerët.

Edhe pse PPD po fiton më shumë vëmendje se kurrë më parë, ende kemi shumë punë për të bërë. Në fakt, shumica e nënave ende ndiejnë presion për të fshehur depresionin dhe ankthin e tyre nga publiku. Vitin e kaluar, më shumë se 500,000 nëna të reja zhvilluan PPD, por vetëm 15 për qind e tyre morën trajtim, sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane.

“Do të doja të kisha dijeni se depresioni paslindjes mund t’i ndodhte kujtdo, sepse mendoj se kjo gjë nuk do të mund tëndodhte me mua”, thotë Teigen. “Ja ku isha, me fëmijën tim të përkryer dhe me një burrë mbështetës, por unë me të vërtetë isha duke luftuar me depresionin”.

Gjatë muajit të Shëndetit Mendor të Nënës, modelja, aktorja dhe nëna i kërkon nënave të tjera të ndajnë atë që dëshirojnë të kishin ditur për PPD duke përdorur hashtagun #MyWishForMoms.

“Dëshira ime për nënat është që ato të dinë se nuk janë vetëm dhe mbështen nga më shumë se 500,000 gra që ndajnë përvojën e tyre çdo vit,” thotë Teigen.

Lexo edhe: Femija i dyte e ben jeten me te veshtire dhe perkeqeson shendetin mendor te nenes, pranojeni si nje gje normale

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X