Deri ne cfare moshe gruaja mund te ngelet shtatzane?

0 0

Jeta e gruas është e përbërë nga dy faza, puberteti dhe menopauza. Puberteti përkon me ardhjen e menstruacioneve të para, pra rreth moshës 12 vjeçare, periudhë në të cilën gruaja është e aftë të riprodhojë. Menopauza përkon me largimin e ciklit menstrual dhe humbjen e funksionit të vezoreve.

Menopauza dhe shtatzania

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gruaja konsiderohet se ka kaluar në menopauzë vetëm pas një mungese të ciklit me mbi 12 muaj. Kjo periudhë shoqërohet me ndryshime hormonale dhe metabolike, probleme në humorin e gruas, probleme me gjumin dhe memorien, irritim, probleme urinare etj. Në këtë fazë reduktohen nivelet e estrogjenit dhe vezoret nuk funksionojnë më. Në këtë periudhë nuk mund të arrihet një shtatzani.

Po në pre-menopauzë?

Kjo periudhë do të shoqërohet nga cikli jo i rregullt por gruaja mund të ngelet shtatzanë. Duhet të keni parasysh se edhe pse do të keni shpesh marrëdhënie të pambrojtura do ta keni tepër të vështirë të arrini një shtatzani.

Një shtatzani në moshën 45-50 vjeçare është e mundur nëse gruaja nuk ka arritur në menopauzë. Sigurisht që një shtatzani në këtë moshë duhet të jetë më tepër nën kontroll pasi sjell një sërë rreziqesh si për nënën dhe fëmijën.

Lexoni edhe: Si te ngelesh shtatzane?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X