Deri më sot kemi qenë të keqinformuar për spermatozioidin X dhe Y

0 0

Ideja gjerësisht e mbrojtur se spermatozoidi që mban kromozomin Y noton më shpejt se ai që mbajnë kromozomin X, dihet se e ka origjinën nga studimii Shettles në vitin 1960, duke përdorur mikroskopin e fazës së kontrastit.

Ai pohoi se ka vërejtur dy lloje të dallueshme të spermatozoideve. Pas përpjekjes për të numëruar kromozomet, ai arriti në përfundimin se kokat e vogla përmbajnë Y dhe më të mëdhajat kromozomin X. Nuk kishte lloje të ndërmjetme.

Një vit më vonë ai përsëriti këto gjetje, duke shtuar se spermatozoidi me kokë më të vogël mund të lëvizë më shpejt dhe të fekondojë vezën më shpejt.

Duke lexuar raportet e Shettles dhe revista të tjera të shqyrtuara, hulumtuesit më pas besuan se spermatozoidi Y noton më shpejt se X. Gjetja veçanërisht ndikoi në kërkimin e ndarjes së spermës.

Megjithëse janë bërë disa përpjekje për të korrigjuar këtë përshtypje, vëzhgimet e besueshme u bënë pas zhvillimit të analizës kompjuterike të spermatozoidëve.

Deri më tani, hulumtuesit nuk kanë gjetur dallime morfologjike midis spermatozoidit X dhe atij Y, dhe sigurisht nuk janë vënë re ndryshime në lëvizjen më të shpejtë të njerit në krahasim me tjetrin. Kështu që, duke kundërshtuar arsyet që e bënë Shettles  të përcaktojë disa “mënyra” apo veprime që mund të ndiqen për të ngjizur një fëmijë të një gjinie të caktuar, ky studim i përshtatur nga National Center for Biotechnology Information, hedh poshtë metodat që paracaktojnë apo mund të rrisin mundësitë për të ngjizur një fëmijë të gjinisë femërore (kur dëshirojnë një vajzë) dhe të ngjizin një fëmijë të gjinisë mashkullore (kur dëshirojnë një djalë).

Lexo edhe: Djale apo vajze? Si ndikon gjinia e fetusit ne sistemin imunitar te nenes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X