Depresioni postpartum është një nga gjërat që tremb më shumë nënat kur vjen puna tek shtatzënia dhe lindja e fëmijës. Mund ta quajmë një lloj melankolie që ka simptoma të ndryshme tek çdo femër. Ky depresion prek 10 nga 100 gra i cili mund të zgjasi deri në një vit.
Simptomat e depresionit postpartum janë të veçanta:
Mungesa e energjisë, dëshirë e vazhdueshme për të qarë, humbje interesi per çdo gjë, paaftësi për të marrë vendime, takikardi dhe dhimbje të shpeshta koke.
Të gjitha nënat që vuajnë mund të humbasin interesin për fëmijën ose e kundërta shqetësohet shumë për të. Një studim i kryer nga Brigham Hospital (Boston) shpjegon se faktorët që ndikojnë në depresionin pas lindjes janë muaji i lindjes, kohëzgjatja e shtatzanisë dhe anestezia.
Sipas studiuesve nënat që lindin në dimër dhe pranverë kanë të aktivizuar një mekanizëm mbrojtës më të lartë dhe kanë mundësi të mos vuajnë.
Një tjetër faktor që ndikon janë edhe karakteristikat personale. Ato femra që kanë një indeks më të lartë të masës trupore janë të priruta të vuajnë më shumë nga depresioni pas lindjes. Ndodh kjo sepse nena kishte krijuar një perceptim tjetër gjatë shtatzanisë dhe e ka të vështirë të pranojë ndryshimin pas lindjes së fëmijës.
Edhe nënat që lindin parakohe do të ishin më shumë të rrezikuara. Koordinatori i studimit, Zhou Jie, u shpreh se: “Ne kemi bërë kërkime për të identifikuar ekzistencën e faktorëve që mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të depresionit postpartum dhe si mund ta parandalojmë atë. Nuk është një çrregullim që duhet nënvlerësuar”.
Megjithëse shpesh konsiderohet si një tabu, dhe pak gra janë të gatshme të pranojnë se vuajnë ose kanë vuajtur kur kanë lindur fëmijë. Studimi u krye me mbi 20,000 gra që lindën mes qershorit 2015 dhe gushtit 2017. Nga ky studim u identifikuan 817 raste ose (4.1%) të depresionit pas lindjes.
Lexo edhe: Çfare duhet te dini per depresionin e femijeve
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu