Depresioni paslindjes prek 1 në 7 nëna, por pavarësisht se sa i përhapur është, ende nuk ka një ilaç që të mund ta kurojë saktësisht këtë problem. Ndaj doktorët shpresojnë se shumë shpejt kjo gjë do të ndryshojë. Gjithashtu ata mendojnë se prezantimi i një ilaçi të tillë do të ndihmojë që nënat të pranojnë faktin se janë të prekura nga depresion paslindjes dhe të kërkojnë ndihmën e mjekëve.
Dr. Jeff Jonas, drejtori i “Sage Therapeutics” shpreson se duke patur një trajtim efektiv ndaj këtij problemi, nënat do të fillojnë të mendojnë ndryshe dhe do tu besojnë doktorëve duke u treguar për problemet e tyre, gjë që tani ndodh shumë rrallë. Ilaçi i prodhuar nga “Sage Therapeutics” është në fazën e 4 të testimeve dhe nëse përfundon me sukses, atëherë do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e trajtimit të depresionit paslindjes.
Por si do të funksionojë ky ilaç?
Duke kopjuar një neurosteroid që prodhohet në mënyrë natyrale gjatë shtatzanisë, ilaçi arrin të lehtësojë hiperaktivitetin në trurin tuaj. “Pas lindjes çrregullimet hormonale në trupin tuaj bëjnë që ju të keni probleme me gjumin, të mos keni oreks dhe të keni mendime negative, dhe ilaçi ynë “Brexanolene” funksionon si një qetësues natyral i cili do të ulë aktivitetin e trurit tuaj duke i eleminuar këto probleme”, shpjegon Dr. Jonas.
Cilat ishin rezultatet e këtij studimi?
Në fazat e më hershme të testimit, ilaçi rezultoi i suksesshëm në 70% të grave të cilat ishin në depresion të thellë paslindjes. Në vetëm 48 orë gratë patën ndryshime domethënëse në shëndetin e tyre mendor, gjë që vazhdojë edhe pas përfundimit të kurës së tyre.
Kur do të mund ta blejmë këtë ilaç?
Dr. Jonas u shpreh se nuk është vendosur ende data ekzakte për nxjerrjen në treg të këtij ilaçi por ai beson se kompania e tij mund të jetë në gjendje të fillojë prodhimin dhe shpërndarjen e ilaçit në gjysmën e parë të vitit 2019.
Lexoni dhe: Depresioni pas lindjes, “shpresoja qe femija te vdiste ne gjume
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu