Data fikse e lindjes, ja si mund te percaktohet

0 0

Kryesisht gjate javëve të fundit të shtatzanisë të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do të vijë në jetë bebushi i vogël që ndodhet brenda barkut të nënës. Por edhe pse të gjithë presin me padurim, mjekët dhe mamitë nuk flasin për datë fikse se kur mund të ndodhë lindja, por ata janë në gjendje të përcaktojnë terminin e lindjes, pra ditën e fundit të shtatzanisë.

Përdorimi i cerviksometrisë si një metodë përcaktimi

Kjo është një metodë që konsiston në matjen e qafës së mitrës me anën e ekografisë transvaginale, e cila konsiderohet e sigurt në rreeth 85% të rasteve. Kjo ekografi është në gjendje të specifikojë nëse lindja do të ndodhë javën që kryhet apo atë pasardhëse, dhe konsdierohet edhe si një instrument që parandalon lindjen prematurë dhe për pasojë edhe efektet negative që ajo ka në shëndetin e fëmijës.

Sipas disa studiuesve italianë, cerviksometria është një metodë tepër efektive që përcakton ditën e lindjes edhe pas javës së 37, dhe këtë e pohojnë tre prej studiuesve, përkatësisht mjekët: Saccone, Berghella dhe Simonetti.

Studimi në lidhje me matjen e qafës së mitrës

Studimi u bazua në një kampion prej 735 grash të cilave ju mat qafa e mitrës në javën e 40 të cilave ju përcaktua koha e lindjes. Sipas mjekëve, nëse hapja vaginale nën 1 cm në muajin e 9 tregon se gruaja nuk është gati për lindje, ndërsa një hapje 3 cm tregon se mundësia që ajo të lindë në javën pasardhëse është rreth 40%. Pra mund të merret në konsideratë edhe stimulimi i lindjes, lindja natyrale apo ajo me operacion, gjithçka sipas asaj që mjeku përcakton gjatë ekografisë në lidhje me datën e lindjes dhe javës në të cilën ndodhet gruaja.

Lexo edhe: Kalendari i shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X