Vaji i ricinit, a e stimulon lindjen natyrale?

0 0

Shpesh gruaja mund të shkojë deri në ditët e fundit pa asnjë shenjë lindje, dhe kjo gjë shpesh i bën të frikësohen se ndoshta do të “përfundojnë” në lindje me operacion. Në këtë kohë faktorët stimulues do të jenë një ndihmë e madhe. Shumë kohë më parë përdorej vaji i ricinit si një stimulues, por sa e vërtetë është kjo?

Ndihma e vajit të ricinit, a është e sigurt?

Ai mendohej se përshpejtonte fillimin e lindjes natyrale duke qënë se vepron si një laksativ dhe për pasojë favorizon aktivitetin e zorëve, refleks që pasqyrohet edhe në uterus. Në këtë mënryë do të fillojnë kontraksionet e lindjes. Shumë kohë më parë vaji i ricinit merrej rreth javës së 37, një lugë në ditë së bashku me lëng frutash, ndërsa sot shkenca e quan të rrezikshme këtë proçedurë.

Si duhet të përshpejtoj lindjen?

Një gjë është e sigurt, nuk duhet të përdorni vajin e ricinit. Pasi janë vendosur në peshore të mirat dhe rreziqet, literature shkencore evidenton faktin se është më mirë të evitohet. Theksohet se gjatë shtatzanisë do të ishte më mirë të mos favorizohej një stimulim me anën e medikamenteve, por duke përdorur metoda më tepër natyrale dhe më pak të ashpra. Një prej metodavë që stimulon lindjen është kryerja e marrëdhënieve seksuale, kjo pasi sperma përmban prostaglandinën, e cila gjendet edhe tek medikamentet që mjekët përdorin në sallën e lindjes për të stimuluar dhimbjet. Një tjetër mënyrë do të ishte edhe stimulimi nëpërmjet vendosjes së kompresave të ngrohta tek thithat e gjinjve, mënyrë e cila stimulon prodhimin e oksitocinës, hormoni që shkakton fillimin e proçesit të lindjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X