Dashuria nuk matet se cili erdhi i pari në jetën time, rrëfimi i nënës për dy fëmijët e saj

0 0

Nuk ka rëndësi cili erdhi në jetën time i pari dhe cili i dyti. Dashuria nuk matet në këtë mënyrë.

Nuk ka rëndësi cili nga të dy fle gjatë natës. Unë sërish e gjej veten duke parë fotot e të dyve, në një orar që duhet të isha në gjumë.

Nuk ka rëndësi nëse reagimet tuaja janë shpërthyese apo të qeta, zemra ime është me të dy ju, pavarësisht se si ecni në rrugëtimin tuaj të jetës.

Nuk ka rëndësi nëse më mbuloni me puthje, apo preferoni të keni hapësirën tuaj, kur ju më përqafoni, unë marr frymë me ju të dy.

Nuk ka rëndësi nëse bërtisni me zë të lartë, apo më pëshpërisni në vesh. Unë ju dëgjoj.

Nuk ka rëndësi nëse i bini dhomës rreth e qark, apo preferoni të luani në këndin tuaj, ju lutem duhet të jeni të vetëdijshëm se unë ju shoh, gjithmonë.

Nuk ka rëndësi nëse ju ushqeva me gji apo me biberin, ju të dy më keni parë në ato momente sikur isha gjithë bota juaj.

Nuk ka rëndësi se në cilën moshë apo fazë jeni, secila ka të rejat dhe bukuritë e veta, njësoj siç keni ju bukuritë tuaja.

Nuk ka rëndësi kush e bëri i pari diçka, ju nuk jeni në garë. Faqet e librit të jetës po ecin shpejt dhe e vetmja gjë që unë dua është të ndalojmë pak në këtë fazë për ca kohë.

Nuk ka rëndësi nëse i kam krahët plot, për ju do të ketë gjithmonë vend.

Nuk ka rëndësi cili pati më shumë kohë para se të vinte tjetri, e vërteta është që nuk më kujtohet të ketë pasur një kohë kur ju nuk ishit me mua.

Nuk ka rëndësi cili erdhi në jetën time i pari dhe cili i dyti.

Nuk ka më pak e më shumë.

Thjesht jeta ime e vërtetë nisi nga dashuria juaj pa kushte.

Lexo edhe: Mjafton një shikim në sy me fëmijën, ja çfarë ndodh në trurin e tij dhe të nënës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X