Cistitet (infeksionet e fshikëzës së urinës), kujdes me medikamentet që përdorni

Cistitet ose infeksionet e fshikëzës janë shumë të zakonshme tek gratë, sidomos në verë. Ky lloj infeksioni shkakton nevojë të shpeshtë për të urinuar dhe djegie të forta gjatë urinimit.




0 1

Ulja e mbrojtjes imune dhe ndryshimet e temperaturës për shkak të ajrit të kondicionuar rrisin rrezikun e zhvillimit të këtij infeksioni në muret e fshikëzës së traktit të poshtëm urinar. Dhe në këto raste, antibiotikët janë zgjidhja më e mirë.

Udhëzimet e fundit

Kohët e fundit, megjithatë, AIFA (Agjencia Italiane e medikamenteve) ka bërë një paralajmërim. Antibiotikët Ciprofloxacin, levofloxacin, etionamidi, pefloxacin, prulifloxacin, rufloxacin, norfloxacin, lomefloxacin, që i përkasin familjeve të kuinolones dhe fluorokuinolones, duhet të jepen me kujdes pasi mund të shkaktojnë përveç reagimeve negative të sistemit muskulo-skeletik dhe sistemit nervor edhe shfaqjen e sëmundjeve të rënda të aortës (arteria më e madhe e trupit). Agjencia Italiane e medikamenteve madje ka tërhequr nga tregu ilaçet që përmbajnë cinoxacin, flumechina, acid nalidixic dhe acid pipemidic që kanë një mekanizëm të veprimit të ngjashëm me atë të fluorokinoloneve.

Edhe në Europë

Vendimi i AIFA është bërë në marrëveshje me Agjencinë Europiane të Medikamenteve (EMA) pasi tri studime të ndryshme epidemiologjike të kryera në Kanada, Tajvan dhe Suedi treguan një rrezik në rritje të sëmundjeve të aortës, tek pacientët që trajtoheshin me fluorokuinolone.

Mendimi i ekspertëve

Frekuenca e këtyre patologjive është shumë e ulët (rreth 3-30 raste 100.00 njerëz në vit), por fluorokinolonet  e rrisin atë sipas studimeve me  66-150%.

Prandaj, këto raporte sugjerojnë që këto barna nuk duhet të përdoren për infeksione të vogla që mund të shërohen pa antibiotikë.

Në rastet kur ka reaksione negative nga përdorimi i medikamenteve me fluorokuinolonë ju duhet menjëherë të kërkoni kujdes mjekësor, sidomos nëse keni papritur dhimbje në gjoks ose dhimbje parku.

Ndërsa kur kemi të bëjmë me një cistit akut që nuk ka komplikime, nuk është e nevojshme të jepen me kinolon ose një fluorokinolon. Mjafton të rekomandohet hidratimi i duhur me ujë dhe të jepen antibiotikë me bazë  trimoksazol ose fosfomicinë.

Lexo edhe: Infeksionet urinare te fëmijët, nëse injorohen kanë pasoja për të ardhmen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X