Cila kafe është më e mirë për shëndetin, e nxehta apo e ftohta?

0 0

 

Për adhuruesit e kafes, ndryshimi i stinëve shpesh sjell gjithashtu një ndryshim në zakonet e mëngjesit.

Në studimin e ri, të botuar në revistën shkencore, hulumtuesit nga Thomas Jefferson University në Filadelfia krahasuan aciditetin dhe aktivitetin antioksidues të kafesë të nxehtë dhe të ftohtë.

Lajmi i mirë për kafen e nxehtë?

Kafja e nxehtë tregoi nivele më të larta të aktivitetit antioksidues. Antioksidantët mendohet të përfshihen në disa nga përfitimet e famshme shëndetësore të kafesë, duke përfshirë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe vdekjes së hershme.

“Në moderim, hulumtimi tregon se kafja mund të jetë shumë e mirë për ju,” tha në një deklaratë bashkautori i studimit Megan Fuller, asistent profesor i kimisë në Jefferson. “Ne kemi gjetur se kur kafja është e nxehtë, ajo ka më shumë kapacitete antioksiduese.”

Megjithatë, Fuller dhe bashkautorja e tij, Niny Rao, profesoreshë e kimisë, shkruan në artikullin e tyre: “Hulumtime shtesë nevojiten për të kuptuar plotësisht çdo ndryshim të mundshëm në efektet shëndetësore të kafesë në funksion të temperaturës dhe kohës.

Fuller dhe Rao gjithashtu gjetën se aciditeti i kafesë të nxehtë dhe të ftohtë ishin shumë të ngjashme. Historikisht, kafja e ftohtë është konsideruar me më pak acid se ajo e ngrohtë dhe për këtë arsye është më e butë në stomak. Por në studimin e ri, nivelet e pH-së të mostrave të kafesë të nxehtë dhe të ftohtë ranë në një rang prej 4.85 në 5.13.

Kafja juaj e preferuar ende ka antioksidantë, si dhe polifenole dhe minerale të tjera që mbrojnë shëndetin, por gjenden pak më shumë tek e nxehta.

Lexo edhe: Kafe me brokoli? Nje praktike e re e shendetshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X